LAJMI I FUNDIT:

Ndërron jetë një person në aksident trafiku në Autokomandë të Shkupit

Ndërron jetë një person në aksident trafiku në Autokomandë të Shkupit
Foto: Ilustrim

Një person ka ndërruar jetë në një aksident trafiku, i cili këtë mëngjes ka ndodhur në lagjen Autokomanda në Shkup.

Siç njoftojnë nga policia, rreth orës 03:50 është denoncuar se në bulevardin “Aleksandri i Maqedonisë” në afërsi të daljes në “Diamant”, makina “Alfa 147” me targa të Shkupit, e drejtuar nga F.B (22) nga Shkupi ka dalur nga rruga dhe është përplasur në dru.

Bashkudhëtari D.P (38) nga Shkupi ka ndërruar jetë në vendin e ngjarjes, ndërsa shoferi ka marrë lëndime të rënda dhe është dërguar në klinikën “Nënë Tereza” në Shkup./Telegrafi/