Ndërrimi i akrepave të orës, ka shkaktuar vonesa në procesin zgjedhor në Preshevë. Komisionerët e autorizuar në zgjedhjet e sotme kanë arritur me vonesë në njësitë ku janë të angazhuar.
Këtë e ka konfirmuar kryetari i Komisionit Komunal Zgjedhor, Kenan Kamberi i cili tregon se tashmë janë hapur 90 për qind e vendvotimeve.
“Presheva numëron 38 vendvotime. Diku 42 mijë janë të regjistruar. Probleme deri tash nuk ka pasur, presim që qytetarët edhe me i respektuar masat”, shprehet ai.
Ai thotë se ka pasur vonesa në mbledhjen e Këshillave të Votimit të komisionerëve si shkak i ndërrimit të orës.
“Për shkak se u ndërrua ora, disa komisionerë, disa persona të autorizuar ku mbahen votimet me siguru kanë harruar me ndërrua orën ose kanë ardhur me vonesë. Tek ajo ke problem pak i vogël pro u rregullua”, thotë Kamberi.
Ai shton për KosovaPress se në zgjedhjet e jashtëzakonshme të cilat po mbahen sot në Preshevë, kanë shtuar në listat e votuesve mbi 120 persona.
“Lista e votuesve që kanë të drejtë vote sot është rritur për 121 persona. Ata që kanë vdekur janë hequr prej listave, ata që kanë mbush 18 vjet janë shtuar”, thekson ai.
Kamberi ka bërë thirrje që të respektohen masat brenda njësive të votimit. Rreth 42 mijë qytetarë kanë të drejtë vote sot për të votuar për 38 këshilltarët për thirrjen e re të parlamentit lokal.
Për zgjedhjet ishin bërë bashkë, por shqiptarët e Preshevës në këto zgjedhje të jashtëzakonshme lokale, garojnë me gjashtë lista të ndryshme. Serbët janë në koalicion prej tetë partive serbe të bashkuara në partinë SNS. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëGrenell kritikon Kurtin, a po përfshihet SHBA në zgjedhjet e Kosovës?
KQZ del me sqarim pse vendosën transportimin e fletëvotimeve nga diaspora në rrugë tokësore
Gjendet një raketahedhës M80 në kufi me Serbinë, policia jep detajet
Bëhen 25 vjet nga vrasja e dhjetë qytetarëve në veri të Mitrovicës – Kurti i shkruan letër Kaja Kallas
Shqipëria në luftë kundër pesticideve dhe antibiotikëve në ushqim
Mbi 15 mijë vota transportohen me kombibus nga Cyrihu në Prishtinë, Mehmetaj ngrit alarmin për “manipulim”
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Mbyllet afati kalimtar i janarit në top 5 ligat: Shumë transferimet u zyrtarizuan në fund
Banorët ndjekin klipin - momenti kur Gerta i hodhi për herë të dytë alkool në sy Gjestit
Grenell kritikon Kurtin, a po përfshihet SHBA në zgjedhjet e Kosovës?
Çfarë është USAID-i dhe sa qendror është ai për politikën e jashtme të SHBA-së?
Rasti i Gjestit, Egla Ceno: Jam e sigurt që do ta nxjerrin Gertën
Rubio përshëndet masën e Panamasë për të dalë nga plani i infrastrukturës kineze