Ndeshja e së shtunës në mbrëmje në kampionatit francez, Ligue 1, në mes të Amiens dhe Lille është ndërprerë në gjysmë pasi u thyen barrierat e tribunës së tifozëve mysafirë, duke lënë të lënduar 20 vetë, tre prej tyre seriozisht.

Incidenti në këtë ndeshje ndodhi në minutën e 17-të pasi tifozët e Lille po festonin golin e epërsisë në Stade de la Licorne.


lille

lille 1

Goli u shënua nga Fode Ballo Toure dhe tifozët në trans nga gëzimi u lëshuan të festojnë drejt hekurave mbrojtës, por pengesa nuk i mbajti dhe shumë prej tyre u rrëzuar në fushë.

lille 4

Amiens konfirmoi se një takim i sigurisë u mbajt për të parë nëse ndeshja do të rifillojë, por Lille më vonë konfirmoi se ndeshja nuk do të rifillojë.

Lille konfirmoi me anë të një postimi në Twitterin zyrtar se 20 persona u lënduan gjatë rënies, prej të cilëve tre u dërguan menjëherë në spital me plagë serioze.

Delegati i ndeshjes, Noel Mannino, vazhdoi duke thënë: “Në dritën e ngjarjeve dhe duke pasur parasysh faktin se rreth 20 persona u plagosën, tre prej tyre seriozisht, është vendosur që loja të mos rifillojë”.

lille 2

Pamjet e rrëzimit ishin të frikshme dhe shihej qartë se epilogu përfundimtar i të lënduarve do të jetë i lartë.

lille 3

Pas rrëzimit të tifozëve nga tribuna, intervenuan menjëherë mjekët e ndeshjes, duke arritur që disa prej tyre tua dhënë ndihmën e parë. /Telegrafi/

https://twitter.com/newnewspage/status/914202167766061056

telegrafi sport app