LAJMI I FUNDIT:

Ndërpriten punimet e restaurimit të Xhamisë së Ali Pashës në Ohër

Ndërpriten punimet e restaurimit të Xhamisë së Ali Pashës në Ohër

Ministri i kulturës, Robert Allagjozovski pas takimit në Ohër, me drejtorët e institucioneve kulturore të këtij qyteti njoftoi se do të ndërpriten punimet e restaurimit të  Xhamisë së Ali Pashës, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Ne do të ndalojmë projektin në mënyrë që të gjejmë një zgjidhjeje të përbashkët. Nuk do të kishim lejuar që atje të ndërtohet dhe me atë ndërtim të shkaktohen tensione etnike, dhe i njëjti të jetë jashtë procedurave ligjore. Në këtë drejtim jemi të qartë”, tha ministri Allagjozovski. Sipas tij, shteti, por edhe ai në cilësi të ministrit, nuk janë kundër restaurimit të monumenteve kulturore-historike.


”Nuk kemi asgjë kundër restaurimit dhe mbrojtjes së trashëgimisë kulturore, përfshirë këtu edhe objektet fetare, mirëpo jemi të pajtimit dhe dëshirojmë të zbatohen procedurat ligjore. Liritë fetare janë të garantuara me kushtetutë, por fatkeqësisht çështjet si kjo shfrytëzohen edhe për nxitje të tensioneve ndëretnike dhe ndërfetare. Ne do të donim ta shikonim trashëgiminë kulturore dhe kulturën si një pasuri e cila na afron”, tha Allagjozovski, duke shtuar se veprimi i rradhës i tyre është në drejtim të uljes së tensioneve, ndërsa “fatin e xhamisë së Ali Pashës ta lëmë në duar të ligjit”.

Nga ana tjetër Kryetari i Bashkësisë Islame të Maqedonisë, Sulejman Rexhepi më herët ka deklaruar se restaurimi i Xhamisë së Ali Pashës në Ohër, bëhet në përputhje të plotë me ligjet dhe në përputhje me projektin e përgatitur i cili ka marrë të gjitha lejet e nevojshme, si përgjigje ndaj reagimit të një grupi qytetarësh të Ohrit, të mbështetur nga OJQ “Sovest” sipas të cilëve restaurimi i Xhamisë nuk është në përputhje me ligjin./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Gazetari britanik tregon nëse mund të ketë luftë në Kosovë dhe Bosnjë

Gazetari britanik tregon nëse mund të ketë luftë në Kosovë dhe Bosnjë

Siguri
Biseda telefonike ndërmjet presidentit francez Macron dhe kryeministrit Kurti, anëtarësimi në Këshill të Evropës dhe Asociacioni i komunave me shumicë serbe

Biseda telefonike ndërmjet presidentit francez Macron dhe kryeministrit Kurti, anëtarësimi në Këshill të Evropës dhe Asociacioni i komunave me shumicë serbe

Lajme
U tregua e ashpër ndaj Vuçiqit në Këshill të Sigurimit - reagime të shumta në mbështetje të përfaqësues së Maltës

U tregua e ashpër ndaj Vuçiqit në Këshill të Sigurimit - reagime të shumta në mbështetje të përfaqësues së Maltës

Lajme
Cvijanoviq: Qëndrimi i Bosnjës e Hercegovinës për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës duhet të jetë neutral

Cvijanoviq: Qëndrimi i Bosnjës e Hercegovinës për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës duhet të jetë neutral

Lajme
Zgjedhjet presidenciale në Maqedoni - gjithçka që duhet të dini

Zgjedhjet presidenciale në Maqedoni - gjithçka që duhet të dini

Politikë
Goditi 42 herë me thikë ish-të dashurën në Vjenë, gjykata e dënon me 15 vjet burgim shqiptarin nga Kosova

Goditi 42 herë me thikë ish-të dashurën në Vjenë, gjykata e dënon me 15 vjet burgim shqiptarin nga Kosova

Lajme
Kalo në kategori