LAJMI I FUNDIT:

Ndërprerjet e rrymës, goditje për investitorët (Video)

Ndërprerjet e rrymës, goditje për investitorët (Video)

Ndërprerjet e shpeshta të energjisë elektrike po e dëmtojnë biznesin vendas. Ky është një grusht i rëndë për investitorët e huaj që dëshirojnë të hapin biznese në Kosovë.

Kështu është shprehur kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës (OEK), Safet Gërxhaliu. Ai nënvizoi gjithashtu se ndërprerjet e energjisë ndikojnë edhe në aspektin social.


Sipas tij, është papranueshme të lihet populli pa energji në temperatura -27 gradë. /Gazeta Tribuna/