Ndërprerje e përkohshme e furnizimit me ujë në Lagjen Rezina dhe rrugët pranë Pika e Zezë, Gjakovë

Kompania Rajonale e Ujësjellësit (KRU) Gjakova njofton se ekipet teknike po kryejnë punime në dislokimin e gypit fi 90 në Lagjen Rezina Veriore.
Për shkak të këtyre punimeve, furnizimi me ujë të pijshëm do të ndërpritet për Lagjen Rezina dhe degëzimet e rrugëve pranë Pika e Zezë, deri në përfundimin e punimeve.
Ekipet teknike janë në terren dhe po punojnë për rikthimin sa më të shpejtë të furnizimit.
KRU Gjakova falënderon konsumatorët për mirëkuptimin gjatë kësaj ndërprerjeje. /Telegrafi/
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals

















































