Nderohen dëshmorët e fshatrave Kashicë dhe Saradran në 26-vjetorin e rënies

7:"demarco
Në përvjetorin e 26-të të rënies heroike të dëshmorëve të fshatrave Kashicë dhe Saradran, janë mbajtur sot homazhe për të nderuar kujtimin dhe sakrificën e tyre për lirinë e vendit.
Kryetari i Komunës së Istogut, Ilir F. Ferati, së bashku me familjarë të dëshmorëve dhe bashkëpunëtorë institucionalë, ka bërë homazhe pranë lapidarit ku janë të skalitur emrat dhe figurat e luftëtarëve të rënë.
Në këtë ceremoni përkujtimore u theksua rëndësia e ruajtjes së kujtesës historike dhe nderimit të vazhdueshëm për ata që dhanë jetën për lirinë e Kosovës.
“Lavdi e përjetshme gjithë heronjve, dëshmorëve dhe të rënëve për liri”, u shpreh Kryetari Ferati me rastin e homazheve./Telegrafi/
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals














































