Qeveria e Kosovës ka njoftuar se së shpejti ndërmarrjet publike do të barten në Fondin Sovran të Kosovës.
Kjo, sipas tyre, do të rriste mundësinë për investime. Por, njohës të ekonomisë vlerësojnë se ndërmarrjet publike janë më shumë një barrë e shtetit sesa kontribuues të shtetit.
Bartja e ndërmarrjeve publike në Fondin Sovran, do të ishte një eksperiment shqetësues për ekonominë e vendit.
Njohësi i ekonomisë, Safet Gërxhaliu vlerëson se në draftimin e Fondit Sovran kanë qenë të përfshirë më shumë ekspertë të jashtëm sesa vendorë, fakt që sipas tij, nuk i njohin mirë parametrat ekonomikë të Kosovës.
“Përmes fondit sovran do të hapet kutia e Pandorës për sa i përket ndërmarrjeve publike, në veçanti Trepçës dhe e treta sot ndërmarrjet publike shumë më tepër janë barrë e shtetit sesa kontribuues të shtetit, prandaj në këtë drejtim, besoj se një eksperiment i tillë do të jetë mjaft shqetësues. Po i shihni efektet që i ka negative, e shikoni se çfarë është duke ndodhur në KEK, Trepçë, KOSTT e shumë ndërmarrje të tjera? Prandaj, depolitizimi është rruga kryesore dhe jo centralizimi. Nuk mund të ketë zhvillim pozitiv me politika majtiste”, konsideron Gërxhaliu.
Sipas planifikimeve të Qeverisë, Fondi Sovran do të jetë një fond i pavarur, i cili nuk do t’i japë përgjegjësi as Kuvendit dhe as Qeverisë.
Kjo situatë, sipas përfaqësuesit të bizneseve, Agim Shahini na sjellë në një pozicion të pafavorshëm.
“Për shkak se nuk i japin asnjë përgjegjësi përveç vetes dhe ata nuk mund të krijojnë strategji se cilat ndërmarrje dhe si duhen që fondet të shpërndahen nëpër ndërmarrje. Sipas këtij ligji, ndërmarrjet publike nuk do t’i marrë të gjitha Fondi Sovran, por disa nga to. Dhe kjo neve na thotë se ai do të jetë një fond, i cili do të përcaktojë se kënd ta marrë, kë të zhvillojë dhe kë të financojë dhe këtu mendoj se duhet të jetë një ndërhyrje edhe te menaxhimi, te klasifikimi dhe te përgjegjësia”, tha ai.
Ndryshe, në njoftimin e Qeverisë së Kosovës thuhet se ndërmarrjet publike së bashku me 24 mijë asete të tjera do barten nga Qeveria në Fondin Sovran, që sipas tyre, do të rrisë mundësinë e investimeve dhe përmirësojë edhe më shumë menaxhimin e tyre.
Më 7 maj, është mbajtur konferenca për themelimin e Fondit Sovran.
Dhe sipas Qeverisë, konsultimet publike tashmë kanë përfunduar dhe shpejt do të miratohet në Qeveri.
“Fondi Sovran është projekti më i madh ekonomik ndonjëherë në vend”, thuhet në njoftim. /RTK/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëFlorin Krasniqi kërkon mbi 28 milionë euro dëmshpërblim nga Mali i Zi
Eksploro natyrën me veshjet e stilit taktik të Melodia Px
"Më mirë se vendi ynë nuk ka", rrëfimi i Fitim Maliqit që posedon mbi 10 mijë zogj të pulave
Trajtimi i punëtorëve teknikë vazhdon të jetë shqetësues
Telegrafi Jobs, busulla jote për karrierë
Pasuria e guvernatorit të BQK-së, drejtorit ATK-së dhe drejtorit të Doganës
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Këto janë vendet ku TikTok tashmë është i ndaluar – dhe nuk janë pak
Florin Krasniqi kërkon mbi 28 milionë euro dëmshpërblim nga Mali i Zi
Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre
Teknologjia e vijës së portës ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte
Zelensky tregon tri llojet e armëve që i duhen Ukrainës për të mposhtur Rusinë
Zbulohet favoriti i ri për të fituar Topin e Artë 2024: Haaland mbetet mbrapa në garë