Dy ndërmarrës me origjinë shqiptare së fundmi kanë themeluar platformën dua.com, e cila ka për synim bashkimin e shqiptarëve kudo në botë përmes teknologjisë digjitale.
Duke pasur parasysh se shqiptarët janë ndër popujt më të shpërndarë në botë, kjo ide e biznesit ka për qëllim të ndihmojë ata të krijojnë lidhje kuptimplota e serioze me njëri-tjetrin. E kjo do të mundësohet në tri kategori të ndryshme: dashuri, ndihmë dhe biznes përmes aplikacionit i cili aktualisht është në zhvillim e sipër.
E pikërisht kjo ide ka tërhequr vëmendjen e një numri të madh të investitorëve si shqiptarë, gjithashtu edhe atyre të huaj. Ndër ta edhe zviceranin Martin Wyss.
Wyss, një ndërmarrës i suksesshëm nga Zvicra, javën e kaluar ka vizituar Kosovën, ku për një periudhë të shkurtë ka pasur mundësinë të vizitojë disa kompani të ndryshme të ekosistemit startup dhe të njoftohet me kulturën biznesore.
Gjatë udhëtimit të tij ai ka vendosur të bëjë investimin e tij të parë në Kosovë, në kompaninë dua.com në vlerë prej 1 milion euro. Në këtë shumë përfshihen servera dhe platforma të ndryshme teknologjike të cilat do të ndihmojnë zhvillimin e aplikacionit.
Kur është pyetur pse ka zgjedhur pikërisht këtë kompani për të investuar ai ka thënë: “Unë e dua idenë dhe konceptin e aplikacionit. Bëhet fjalë për të lidhur njerëz, biznese dhe për të ndihmuar njëri-tjetrin. E kjo ide funksionon për komunitetin shqiptar si dhe për çdo komunitet tjetër në botë.
Kur shikoj një startup kompani, disa elementë kryesorë përcaktojnë nëse do të jenë të suksesshëm apo jo. A është modeli unik i biznesit? A është koha e duhur? Dhe më e rëndësishmja është ekipi që qëndron pas saj plotësisht i angazhuar dhe i aftë të ekzekutojë atë që ata planifikojnë? Me atë që kam parë në dua.com, unë jam 100% i sigurt se do të jetë një sukses i madh”.
Ai më tutje ka shtuar edhe përshtypjet e tij për Kosovën: “Unë vizitova Kosovën dhe u mahnita nga numri i kompanive fillestareve në atë vend. Është shumë e lehtë të ndjehet pasioni që të rinjtë kanë, dhe dua.com nuk do të jetë investimi im i fundit në Kosovë. Unë rekomandoj të vizitoni vendin dhe të shihni vetë se çfarë potenciali ka.”
Vlen të theksohet se Wyss është ndërmarrës me përvojë të gjatë në teknologji digjitale me mbi dhjetë vite të suksesshme në botën e biznesit. Ai sot njihet si investitor, këshilltar në fushën e teknologjisë së informacionit, sporte elektronike, zhvillimin e biznesit, strategjinë e biznesit, transformimin digjital dhe inteligjencën artificiale.
Ndërsa themeluesit e dua.com, Valon Asani dhe Larklind Cerkezi rreth këtij investimi janë shprehur: “Jemi të lumtur që ideja jonë po vlerësohet edhe nga investitorë të huaj. Deri tani kemi pasur një interesim të jashtëzakonshëm për investime mirëpo jemi duke u treguar të kujdesshëm se kush mund të ketë qasje në kompaninë tonë. Wyss na ka ofruar diçka shumë interesante e cila do të shtojë vlerë në aplikacionin tonë. Ai na ka ofruar platformën e cila bën përputhjen e fytyrës me fotografinë e dokumenteve zyrtare të identifikimit në mënyrë që llogaritë digjitale në dua.com të jenë të verifikuara dhe jo të rreme”.
Kompania është themeluar në gusht të vitit 2019, ndërsa lansimi i aplikacionit pritet të bëhet në qershor të këtij viti. Aplikacioni dua.com pritet të thyejë rekorde të shkarkimit për shkak të audiencës së madhe të shqiptarëve. Deri tani ky aplikacion ka arritur të regjistrojë rreth 22.000 testues beta, ndërsa gjatë eventit të lansimit pritet që ky numër të arrijë shifra marramendëse.
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Trump shtyn afatin e tarifave ndaj Meksikës – e njëjta pritet të ndodhë edhe me Kanadanë

Horizonte të arta: Zbuloni magjinë e Shëngjinit në Resortin “Holiday in 2”!

Renault Symbioz arrin në Kosovë nga Auto Mita! SUV-i më inovativ me teknologji hibride

Pfizer dhe BionTech vodhën patentën e Moderna për zhvillimin e vaksinës kundër CPVID-19

Festo 8 marsin në ASA Medical Aesthetics dhe përfito nga ofertat për Ditën Ndërkombëtare të Gruas

Afati mbyllet këtë të shtunë! Bursa për studentët e Kosovës për studime Bachelor dhe Master në CITY College, Universiteti York Europe Campus në Selanik, Greqi

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Gjesti nuk e përballon dot debatin, çohet dhe largohet nga banorët gjatë transmetimit direkt në BBVA

As Ancelotti nuk e qetësoi, Brahim Diaz iu hakmor Diego Simeones

"Nuk kam parë gjë më të shpifur", Gjesti kritikohet pasi i erdhi ndot nga trupi i Eglit për shkak të nishanit

Kështu do të duket shpërndarja e mandateve në Kuvendin e Kosovës

Trump kërcënon studentët protestues: Të huajt do të dëbohen, amerikanët do të burgosen

Meloni refuzon propozimin e BE-së për dërgimin e trupave italiane në Ukrainë: Mund të shkoni, por jo me ushtarët e mi