LAJMI I FUNDIT:

Ndër trendët e këpucëve në fokus aktualisht janë modelet me detaje floriri

Ndër trendët e këpucëve në fokus aktualisht janë modelet me detaje floriri

Bëhet fjalë për një zinxhir, i cili vjen si aksesor dhe dekor në këpucët që janë kthyer në trendin kryesor të ardhshëm

Këto këpucë ngrenë me sukses pothuajse çdo kombinim dhe thyejnë në mënyrë të përkryer monotoninë e veshjeve strikte të biznesit.

Me sa kemi vënë re, nuancat e çelura sundojnë ngjyrat e modelit me detaje floriri, por sigurisht që këpucët klasike të zeza apo kafe do t’i gjeni gjithmonë, sidomos te mokasinet, por edhe te sandalet dhe pantoflat, transmeton Telegrafi.

Gjithçka që duhet të keni parasysh është se cili model është sipas dëshirës suaj dhe çfarë do t’u përshtatet më së miri veshjeve nga dollapi juaj dhe aksesorëve të modës që tashmë i keni.

Mokasinet janë këpucë veçanërisht të dëshiruara për pranverë, sepse përshtaten lehtësisht me edicionet e panumërta ditore. Pak sezone më parë kanë lindur modele lëkure shumë të njohura të mokasineve me thembra të mëdha, të cilat japin një efekt urban, ndërsa modelet me taban të hollë janë të sofistikuara dhe japin një dozë serioziteti.

View this post on Instagram

A post shared by Leia Sfez (@leiasfez)

Sandalet me zinxhir ose një shtrëngim metalik janë shtesa perfekte për një veshje mbrëmjeje. Pantoflat me taka të holla me dozën e nevojshme të elegancës për daljet e mbrëmjes janë jashtëzakonisht të njohura edhe këtë sezon.

Këtë pranverë janë rikthyer nallanet. Hiti i madh i viteve 80 të shekullit të kaluar tashmë është i disponueshëm në ofertën e shumë markave të modës. Më shpesh stilistet i veshin me kombinime rastësore me xhinse, por edhe fustane të gjata të relaksuara.

/Telegrafi/