Ndalohet pasi tejkaloi shpejtësinë e lejuar, pas verifikimit rezulton se ishte në kërkim policor

Një person është arrestuar në magjistralen Ferizaj-Prishtinë.
Policia njofton se pas kontrollit të dokumenteve, ndaj të njëjtit është iniciuar procedurë gjyqësore për tejkalim të shpejtësisë dhe drejtim i automjetit pa patent shoferi.
Mirëpo, policia bën të ditur se pas verifikimit të tij rezulton se personi i moshës 23 vjeçare ishte në kërkim policor.
“Sot, në ora 18:00, derisa policët e Njësisë së Komunikacionit Rrugor ishin në pikë kontrolli në rrugën magjistrale Ferizaj -Prishtinë, në fshatin Prelez i Muhaxherëve kanë ndaluar një automjet, shoferi i së cilës kishte bërë kundërvajtje tejkalim të shpejtësisë dhe pas kontrollimit të dokumenteve ndaj të njëjtit inicohet procedurë gjyqësore për tejkalim të shpejtësisë dhe drejtim i automjetit pa patent shoferi, mirëpo pas verifikimit të tij rezulton se F.A (M/K) i moshës 23 vjeçar ishte në kërkim policor”, thuhet në njoftimin e policisë.
Policia ka bërë të ditur se 23 vjeçari po kërkohej për posedim të substancave narkotike.
“Ai ishte i kërkuar në bazë të urdhëresës së Gjykatës Themelore në Ferizaj për veprën penale” Posedim i paautorizuar i substancave narkotike, psikotrope ose analoge” me dënim burgimi prej tetë (8) muajve dhe i njëjti është shoqëruar në stacionin e policisë në Ferizaj. Gjatë kompletimit të dokumentacionit dhe përgatitjeve për ta dërguar në vuajtje të dënimit, F.A ka sulmuar dy zyrtarë policor dhe ka dëmtuar derën e një zyre të stacionit të policisë”.
Ndaj tij me vendim të prokurorit kujdestar nga Prokuroria Themelore në Ferizaj është inicuar edhe një rast penal “Sulm ndaj personit zyrtar dhe dëmtim i pronës publike” dhe i njëjti është dërguar në vuajtje të dënimit për procedura tjera”.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Masakra e Kralanit, e vërteta e dhimbshme e Sheremet Ismajlit – shpëtoi të birin duke marrë vendin e tij në pushkatim

Abdixhiku i prerë: LVV-ja edhe mbretëri me na dhënë s’bëjmë koalicion me ta

Dosja – E dashura e Safet Bajrit arrestohet në lidhje me vrasjen e Fatbardh Licit

A është PDK e gatshme t'ia jep Abdixhikut postin e kryeministrit, përgjigjet Bedri Hamza

Planet për flotë ajrore, mbështetja e SHBA-së për tranzicionin e FSK-së në Ushtri të Kosovës

Masakra e Kralanit, e vërteta e dhimbshme e Sheremet Ismajlit - shpëtoi të birin duke marrë vendin e tij në pushkatim

Abdixhiku i prerë: LVV-ja edhe mbretëri me na dhënë s’bëjmë koalicion me ta

Abdixhiku, Hamzës e Haradinajt: I takon Kurtit ta nis procesin, kot takohemi, kot flasim

Abdixhiku: Arben Gashi e Paris Guri do të jenë deputetë të ardhshëm

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Ndodhet akoma në Big Brother - publikohet data e koncertit të parë të Gjestit

Zbulohen prapaskena befasuese: Me vetëm një telefonatë, Perez ndikoi që dy lojtarë të Barcelonës ta kalojnë regjistrimin

Ishte apo jo prekje e dyfishtë nga Alvarez? TNT Sports publikon pamje të reja për t'u dhënë fund debateve

Diego Simeone i la të gjithë pa fjalë për pyetjen që bëri në konferencë për media

Ulet pranë Gjestit, Xheneta: Dikush m’i ka puthur këta gishta të këmbës

Republika Serbe miraton një draft të kushtetutës së re - shtet brenda shtetit të Bosnje dhe Hercegovinës