Ndalohet një shtetas i Shqipërisë në pikën kufitare "Bllato", kërkohej nga Interpoli

2016/04/arrest.jpg
Një shtetas i Shqipërisë, i kërkuar me urdhër arresti ndërkombëtar, është ndaluar në pikën kufitare "Bllato" në kufirin Maqedoni e Veriut-Shqipëri.
"Në pikën kufitare "Blato" në hyrje të vendit, oficerët e Stacionit Policor për Kalimin Kufitar dhe Mbikëqyrjen Kufitare "Bllato" e privuan nga liria A.B. (38) nga Republika e Shqipërisë", informoi Stefan Dimoski, zëdhënës i SPB Ohër.
Gjatë kontrollit të pasaportave dhe kufirit, oficerët e policisë përcaktuan se ai kërkohej me një urdhër arresti ndërkombëtar nga Interpoli-Hungaria.
Ai u transferua në Departamentin e Punëve të Brendshme - Dibër për procedura të mëtejshme./Telegrafi/
Nga
Telegrafi
2 hours ago
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Real Estate

















































