LAJMI I FUNDIT:

Ndalohet në Gjermani lideri katalonas Puigdemont

Ndalohet në Gjermani lideri katalonas Puigdemont

Ish-lideri i Katalonjës, Carles Puigdemont, është ndaluar në Gjermani, ka njoftuar avokati i tij.

Ai është ndaluar pasi ka kaluar kufirin nga Danimarka në rrugën e tij drejt Belgjikës, ka njoftuar përmes Twitterit, Jaume Alonso-Cuevillas, shkruan BBC, përcjell Telegrafi.

Puigdemont ka qëndruar në azil të vetë-imponuar në Belgjikë nga tetori i vitit të kaluar, pasi gjatë asaj kohe në Katalonjë ishte mbajtur një referendum për pavarësinë e këtij territori nga Spanja.


Një fletë-arrest evropian është nisur së voni përsëri kundër tij.

Aktualisht tensionet në Katalonjë janë shumë të larta, meqë liderët kanë braktisur planet për të emëruar presidentin e ri pas arrestimit të kandidatit të fundit.

Jordi Turull është ndaluar të premten së bashku me pesë liderë të tjerë, gjë që ka nxitur mbajtjen e protestave dhe përleshjen e protestuesve me policinë në Barcelonë. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Goditja e parë e administratës Trump për Kroacinë - i refuzohet hyrja në një organizatë të rëndësishme

Goditja e parë e administratës Trump për Kroacinë - i refuzohet hyrja në një organizatë të rëndësishme

Kroacia
Zelensky thotë se

Zelensky thotë se "fundi i luftës është shumë, shumë larg" – vjen reagimi i Trump

Botë

"Kostumin e vesh kur të përfundojë lufta" - si po e pasqyron Zelensky, luftën dhe realitetin në Ukrainë përmes veshjeve

Botë

"Çizmet në tokë dhe aeroplanët në ajër" - plani katër pikësh i Britanisë së Madhe për të garantuar paqen në Ukrainë

Botë
Trump thotë se nuk mendon se marrëveshja e Ukrainës për mineralet “ka vdekur”

Trump thotë se nuk mendon se marrëveshja e Ukrainës për mineralet “ka vdekur”

Botë
Anija kozmike private prek Hënën - imazhet tregojnë uljen e suksesshme të saj

Anija kozmike private prek Hënën - imazhet tregojnë uljen e suksesshme të saj

Botë
Kalo në kategori