LAJMI I FUNDIT:

Bie çmimi i veturave të vjetra në Gjermani

Bie çmimi i veturave të vjetra në Gjermani

Problemi i makinave me naftë në Gjermani po kthehet në një mundësi për konsumatorët në Itali dhe Austri. Gjermania po eksporton makina me naftë të përdorura në nivel rekord, ndërkohë që blerësit janë shqetësuar mbi ndalimin e këtyre në shumë qytete për efekte të ndotjes.

Kjo ka shtuar eksportet e makinave me naftë të përdorura në një nivel rekord prej më shumë se 20% vitin e kaluar, sipas hulumtimeve në Gjermani. Italia dhe Austria ishin blerësit më të mëdhenj në vitin e kaluar, ndërsa shitjet në Kroaci dhe Ukrainë thuajse janë dyfishuar.

Sipas analistëve, perspektiva për motorët me naftë është e keqe në Gjermani. Blerësit e huaj po përfitojnë nga rënia e çmimeve. Gjermania eksportoi një total prej 239,541 makina të përdorura vitin e kaluar, që është shifra më e lartë që prej vitit 2006. Italia dhe Austria ishin blerësit më të mëdhenj, në 22,400 dhe 21,600 në mënyrë respektive, shkruan Telegrafi.

Dërgesat në Francë dhe Spanjë u rritën me më shumë se 30%. Kjo rritje e eksporteve të makinave të përdorura nga Gjermania, vjen paralelisht me rënien e makinave të reja. Konsumatorët po zhvendosen te makinat me benzinë, një trend që nisi pas skandalit të Volkswagen në vitin 2015.

Rritja e shitjeve të makinave të përdorura lidhet gjithashtu me vendimin e gjykatës më herët gjatë vitit për të ndaluar këto automjete në disa qytete gjermanë. Në Stuttgard dhe Hamburg është lajmëruar ndalimi i makinave të vjetra me naftë, me qëllim uljen e ndotjes në linjë me rregullat e Bashkimit Europian.

Sipas analistëve, njerëzit nuk e dinë se si Qeveria do të ndalojë makinat me naftë, kështu që po sigurohen duke mos i blerë. Analistët presin tashmë një zhvendosje drejt makinave elektrike.

Shifrat e Autoritetit Federal të Transportit në Gjermani, tregojnë për dyfishimin e shitjeve të makinave hibride në 13,559 në Korrik, duke i dhënë një pjesë tregu prej 4.3%, nga 2.5% që ishte në vitin 2017. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Mustafa, Rrustemit: U mundove me thanë që LVV e pa korruptuar, por kryeshefi i KEK-ut që e keni emëruar u arrestua për korrupsion e kontrata njëburimore

Mustafa, Rrustemit: U mundove me thanë që LVV e pa korruptuar, por kryeshefi i KEK-ut që e keni emëruar u arrestua për korrupsion e kontrata njëburimore

Ekonomi
Kontratat njëburimore, Tahiri përplaset me Kusari-Lilën: Dëgjoni, mos u bëni të pasjellshëm

Kontratat njëburimore, Tahiri përplaset me Kusari-Lilën: Dëgjoni, mos u bëni të pasjellshëm

Ekonomi
Gjatë shkurtit mërgata dërgoi në Kosovë rreth 88 milionë euro

Gjatë shkurtit mërgata dërgoi në Kosovë rreth 88 milionë euro

Ekonomi
Ku janë banesat më të shtrenjta në Evropë dhe sa janë të gatshëm të shpenzojnë njerëzit?

Ku janë banesat më të shtrenjta në Evropë dhe sa janë të gatshëm të shpenzojnë njerëzit?

Botë
Hausmeister - Superheroi i munguar i banesës tënde

Hausmeister - Superheroi i munguar i banesës tënde

Hausmeister
Abonohu në Shqip.ai - Zbulo pakot e reja të çmimeve

Abonohu në Shqip.ai - Zbulo pakot e reja të çmimeve

Ekonomi
Kalo në kategori