Në Departamentin e Krimeve të Rënda, ku edhe është duke u mbajtur seanca për sulmin ndaj Kuvendit të Kosovës, është ndalur energjia elektrike.

Siç raporton KosovaPress-i për këtë shkak është ndërprerë përkohësisht seanca.


Rryma në seancë u ndal në kohën kur prokurori i rastit po jepte kundërpërgjigjen rreth kërkesës së mbrojtjes për përjashtimin e tij.

Ndryshe, para se të ndalej rryma, prokurori Abdurrahim Islami i ka shqiptuar një vërejtje mbrojtësit ë Atdhe Arifit, i cili i kishte ndërhyrë prokurorit.

unnamed 1 19