Ndahet nga jeta këngëtarja e famshme italiane Ornella Vanoni

Ornella Vanoni, një nga emrat më të respektuar të skenës muzikore italiane, është ndarë nga jeta në moshën 91-vjeçare.
Artistja u shua në shtëpinë e saj në Milano, duke lënë pas një trashëgimi të pasur artistike që shtrihet përtej kufijve italianë.
Vanoni u afirmua në vitet e 60-ta, ku u bë pjesë e skenës së madhe muzikore përmes festivaleve televizive dhe performancave të paharrueshme.
Me këngë që janë kthyer në klasike si “Senza fine” dhe “L’appuntamento”, ajo u bë një ndër zërat më të identifikueshëm të muzikës italiane.

Gjatë karrierës së saj të gjatë mbi shtatë dekada, këngëtarja publikoi afërsisht 40 albume dhe shiti më shumë se 55 milionë disqe, duke u renditur ndër artistet më të suksesshme italiane të të gjitha kohërave.
Vanoni njihej edhe nga publiku ndërkombëtar, sidomos pas paraqitjes së saj në filmin “Ocean’s Twelve”, çka e forcoi statusin e saj si ikonë e kulturës italiane.
Sipas asaj që kishte kërkuar vetë artistja, ceremonia mortore do të zhvillohet në mënyrë modeste dhe të thjeshtë. /Telegrafi/


























































