Qeveria e Republikës së Kosovës në mbledhjen e sotme miratoi rishikimin e buxhetit për vitin 2017, ndërsa me këtë ndau 200 mijë euro për procesin e njohjes dhe verifikimit të statusit të viktimave të dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë.
Në njoftimin e Qendrës Kosovare për Rehabilitimin e të Mbijetuarve të Torturës – QKRMT thuhet se pas një kohe të gjatë dhe përpjekjeve të shumta, sidomos nga akterë të shoqërisë civile, viktimave të dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë, do t’iu njihet e drejta e kompensimit për vuajtjet si viktima civile gjatë luftës në Kosovë.
“Stafi i QKRMT-së, i angazhuar gati dy dekada në ofrimin e shërbimeve për të mbijetuarit e dhunës seksuale, veçanërisht në avokimin për realizimin e të drejtave të tyre të garantuara me ligj, ka mirëpritur Vendimin e Qeverisë së Republikës së Kosovës për ndarjen e buxhetit për procesin e njohjes dhe verifikimit të statusit të viktimave të dhunës seksuale gjatë luftës, i paraparë me Ligj që nga viti 2014”, thuhet në njoftim.
Buxheti i ndarë për këtë qëllim përfshinë shpenzimet për punën e Komisionin Qeveritar për njohjen dhe verifikimin e statusit të viktimave të dhunës seksuale, organizatat joqeveritare që do të punojnë me Komisionin Qeveritar si dhe shpenzimet e tjera në procesin e njohjes dhe verifikimit të statusit të viktimave të dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë.
“Në emër të të mbijetuarve të dhunës seksuale, Qendra Kosovare për Rehabilitimin e të Mbijetuarve të Torturës falënderon institucionet e vendit për konsideratën dhe përkushtimin e tyre që kanë treguar për të përkrahur viktimat e dhunës seksuale – trajtimin me dinjitet të tyre, duke ua njohur vuajtjet dhe sakrificat si viktima civile gjatë luftës së fundit në Kosovë. QKRMT, uron që sa më shpejt vendimi i sotëm i Qeverisë të pasojë me veprime të tjera drejt realizimit të kompensimit për viktimat e dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë një e drejtë kjo e garantuar me Ligj”, thuhet në njoftim. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

VLEN: Ligji për “branitellat” nuk kalon pa përfshirjen e ish-pjesëtarëve të UÇK-së

Al Jazzera: Ish zv.ambasadorja amerikane në Kosovë merr detyrën si shefe e Ballkanit në Departamentin e Shtetit

Edhe një premtim për trenin e shpejtë brenda Shkupit

Publikon fotot e dy vajzave që humbën jetën në aksident, kryetari i Kamenicës: Dhimbja e mëngjesit të sotëm do të na përcjell gjatë

Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

Vdes edhe vajza e dytë nga vetaksidenti në Ranillugë

Dëshmitari thotë se njëri i akuzuar ia postoi foton në 'Instagramin' e grupit terrorist 'Brigada e Veriut'

Prokuroria autorizon policinë që të nisë hetimet ndaj Sami Kurteshit

Al Jazzera: Ish zv.ambasadorja amerikane në Kosovë, emërohet Zëvendës Ndihmës Sekretare amerikane e Shtetit për Ballkanin Perëndimor

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Ndodhet akoma në Big Brother - publikohet data e koncertit të parë të Gjestit

Zbulohen prapaskena befasuese: Me vetëm një telefonatë, Perez ndikoi që dy lojtarë të Barcelonës ta kalojnë regjistrimin

Ishte apo jo prekje e dyfishtë nga Alvarez? TNT Sports publikon pamje të reja për t'u dhënë fund debateve

Diego Simeone i la të gjithë pa fjalë për pyetjen që bëri në konferencë për media

Ulet pranë Gjestit, Xheneta: Dikush m’i ka puthur këta gishta të këmbës

Republika Serbe miraton një draft të kushtetutës së re - shtet brenda shtetit të Bosnje dhe Hercegovinës