LAJMI I FUNDIT:

Navalny në përvjetorin e dytë kur u helmua me Novichok: Kremlini u inatos me faktin se mbijetova

Navalny në përvjetorin e dytë kur u helmua me Novichok: Kremlini u inatos me faktin se mbijetova

Kritiku i burgosur i Kremlinit, Alexei Navalny, ka publikuar një deklaratë në faqen e tij në Twitter në përvjetorin e dytë që kur u helmua me agjentin nervor Novichok.

Në një deklaratë, Navalny, i cili u dënua me nëntë vjet burg  pasi u shpall fajtor për mashtrim në shkallë të gjerë dhe përbuzje të gjykatës, tha se “asnjë hetim zyrtar” nuk ishte ndërmarrë, transmeton Telegrafi.

Ai vazhdoi të pretendonte se forcat e FSB-s ishin përgjegjës për disa përpjekje të pasuksesshme helmimi si rasti i tij dhe kjo ishte “me shumë mundësi vetëm maja e ajsbergut”.


“Kremlini u inatos aq shumë me faktin se mbijetova, sa fillimisht më burgosi për 3.5 vjet dhe më pas ma zgjatën dënimin në 9 vjet”, tha ai.

“E gjithë kjo situatë ka ekspozuar si vetë Putinin ashtu edhe sistemin e tij në një masë të tillë që ka treguar jo vetëm kriminalitetin, por edhe mosfunksionimin dhe dështimin e regjimit të tij, që padyshim ka pasur një ndikim të thellë në të gjithë sistemin politik të Rusisë”.

“Ky sistem ka hedhur poshtë çdo maskim dhe deri në fund të janarit 2021 është bërë plotësisht represiv dhe autoritar pa asnjë rezervë”. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Polonia dhe vendet e tjera baltike do të tërhiqen nga traktati për ndalimin e minave tokësore

Polonia dhe vendet e tjera baltike do të tërhiqen nga traktati për ndalimin e minave tokësore

Evropa
Trump po shqyrton njohjen e Krimesë si pjesë e Rusisë?

Trump po shqyrton njohjen e Krimesë si pjesë e Rusisë?

Evropa
Reagimet nga bota pas sulmeve vdekjeprurëse izraelite në Gaza

Reagimet nga bota pas sulmeve vdekjeprurëse izraelite në Gaza

Botë
Bosnja lëshon një urdhër-arresti mbarëkombëtar për Milorad Dodik

Bosnja lëshon një urdhër-arresti mbarëkombëtar për Milorad Dodik

Bosnja
Publikohen pamjet e shembjes së çatisë në stacionin hekurudhor në Novi Sad

Publikohen pamjet e shembjes së çatisë në stacionin hekurudhor në Novi Sad

Serbia
Zëdhënësja e Trumpit tha se francezët nuk flasin gjermanisht për shkak të SHBA-së, reagon ligjvënësi socialist që kërkoi që Amerika ta kthejë Statujën e Lirisë

Zëdhënësja e Trumpit tha se francezët nuk flasin gjermanisht për shkak të SHBA-së, reagon ligjvënësi socialist që kërkoi që Amerika ta kthejë Statujën e Lirisë

Amerika
Kalo në kategori