Lideri i opozitës ruse Alexei Navalny, i cili është i burgosur, thotë se kundër tij ka nisur një hetim i ri, këtë herë me akuza për terrorizëm dhe se ai do të gjykohet nga një gjykatë ushtarake për akuzën “absurde”.
Navalny e bëri këtë deklaratë në një seancë dëgjimore, më 26 prill, në Gjykatën e Qarkut Basmanny të Moskës, përmes një videoje.
“Ata bënë akuza absurde, të cilat më kërcënojnë me 30 vjet burg”, tha ai në deklaratën e postuar në rrjetet sociale nga mbështetësit e tij.
“Hetuesi Vidyukov tha dje se rasti për terrorizëm është iniciuar veçmas nga ky rast dhe se unë, duke qenë në burg, kryej sulme terroriste”, shtoi ai.
Navalny u shfaq në seancë përmes video-lidhjes nga burgu në rajonin e Vladimirit.
Vetëm pak minuta pasi nisi seanca, gjyqtarja Yevgenia Nikolayeva vendosi që ajo të mbahej me dyer të mbyllura.
“Përpjekja për të mbajtur këtë seancë me dyer të mbyllura është një përpjekje për të kufizuar në mënyrë të paligjshme qasjen time në materialet e çështjes dhe një përpjekje për të bërë gjithçka që është e mundur që askush të mos marrë vesh për të”, tha Navalny dhe shtoi se materialet e rasti përbëhen nga 196 vëllime.
Bashkëpunëtori i Navalny-t, Ivan Zhdanov, tha më herët se hetuesit i kishin dhënë Navalny-t, i cili është avokat i arsimuar, vetëm një ditë për t’u njoftuar me 700 faqe të materialit për rastin.
Rasti nisi në tetor kundër të korruptuarve dhe bashkëpunëtorëve të tyre, pasi që fondacioni anti-korrupsion i Navalny-t ishte shpallur si ekstremist.
Më pas, ata u akuzuan për organizimin dhe mbështetjen financiare të një grupi ekstremist.
Navalny tha se një tjetër çështje u hap kundër tij në tetor, me akuzën e propagandimit të terrorizmit dhe nazizmit, për shkak të deklaratave të bëra nga bashkëpunëtorët e tij në kanalin Popular Politics në YouTube.
Ata kritikuan presidentin rus Vladimir Putin dhe qeverinë e tij dhe dënuan pushtimin e Ukrainës nga Moska.
Shërbimi Federal rus i Sigurisë (FSB) pretendoi në fillim të këtij muaji se bashkëpunëtorët e Navalny-t, së bashku me shërbimet sekrete ukrainase, ishin të përfshirë në vrasjen e gazetarit dhe propaganduesit pro-Kremlinit, Vladlen Tatarsky, në qytetin e dytë më të madh të Rusisë, Shën Petersburg, në fillim të prillit. /rel/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Trump me detaje të reja rreth marrëveshjes së armëpushimit në Ukrainë

'Objektivi më i afërt': Pse Donald Trump është kaq i fokusuar në Kanadanë?

Republika Serbe miraton një draft të kushtetutës së re - shtet brenda shtetit të Bosnje dhe Hercegovinës

Rusët vrasin robërit ukrainas të luftës - pamjet shfaqen në rrjetet sociale

Njerka e mbajti si rob për 20 vjet duke e ushqyer vetëm me sanduiç, amerikani kur u lirua peshonte vetëm 30 kilogramë

Protestuesit hebrenj hyjnë me dhunë në ‘Trump Tower’ në New York

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Ndodhet akoma në Big Brother - publikohet data e koncertit të parë të Gjestit

Zbulohen prapaskena befasuese: Me vetëm një telefonatë, Perez ndikoi që dy lojtarë të Barcelonës ta kalojnë regjistrimin

Ishte apo jo prekje e dyfishtë nga Alvarez? TNT Sports publikon pamje të reja për t'u dhënë fund debateve

Diego Simeone i la të gjithë pa fjalë për pyetjen që bëri në konferencë për media

Ulet pranë Gjestit, Xheneta: Dikush m’i ka puthur këta gishta të këmbës

Republika Serbe miraton një draft të kushtetutës së re - shtet brenda shtetit të Bosnje dhe Hercegovinës