LAJMI I FUNDIT:

NATO: Hapen rrugë të reja në hapësirën e ulët ajrore të Kosovës

NATO: Hapen rrugë të reja në hapësirën e ulët ajrore të Kosovës

Aleanca Veri Atlantike (NATO) njofton se janë krijuar rrugë të reja ajrore në pjesën jugperëndimore të hapësirës së ulët ajrore të Kosovës.

Sipas NATO-s, kjo do t’i ndihmoj trafikut ajror civil drejt Aeroportit të Prishtinës dhe anasjelltas.


“Linjat ajrore civile tani mund të përdorin linja të reja ajrore në jug-perëndim të Kosovës. Kjo është një arritje e rëndësishme në normalizimin e hapësirës ajrore mbi Kosovën, e cila është kryer me mbështetje të NATO-s për normalizimin e aviacionit në Ballkan. Kjo do të ndihmojë në përmirësimin e dukshëm të trafikut ajror civil nga Aeroporti i Prishtinës dhe anasjelltas, me përfitime të shumta duke përfshirë udhëtime më të shpejta, konsum më të ulët të karburantit dhe ndotje më të vogël të mjedisit”, thuhet në njoftimin e NATO-s, përcjell Telegrafi.

NATO-ja ka mbështetur procesin e normalizimit të përdorimit të hapësirës ajrore mbi Kosovën që nga viti 1999. Në vitin 2014 me ndërmjetësimin e NATO-s hapësira e sipërme ajrore e Kosovës u rihap duke lejuar fluturimet komerciale mbi Kosovë, për herë të parë pas 15 vjetësh.

Ndërkaq sipas njoftimit, viteve të fundit, NATO përmes takimeve për normalizim të aviacionit në Ballkan ka lehtësuar zyrtarizmin e një marrëveshjeje midis KFOR-it dhe Islandës.

“Përmes kontributit të Agjencisë Islandeze të Sigurisë së Transportit, janë nënshkruar gjithashtu marrëveshjet teknike ndërmjet Ofruesit të Shërbimeve të Navigacionit Ajror Shqiptar (AlbControl) dhe Ofruesit të Shërbimit të Navigacionit Ajror në Prishtinë (ASHNA), për krijimin e linjave të reja të drejtpërdrejta për në Prishtinë përmes Shqipërisë. Kjo mundëson rrugë më të shkurtra për linjat ajrore që vijnë nga veriu, me përfitime në kohë dhe kursim të karburantit e po ashtu ndotje më të ulët të ajrit”, përfundon njoftimi.

NATO-ja mori nën kontroll hapësirën ajrore të Kosovës me përfundimin e luftës së cilës ju dha fund me ndërhyrjen e trupave të aleancës. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
A jeni gati për mbrëmjen e Maturës?

A jeni gati për mbrëmjen e Maturës?

Melodia Px
Qysh bohet kerri i vogël, kerr i ri!

Qysh bohet kerri i vogël, kerr i ri!

Auto Mita
Kurrë s’e ke pas ma lehtë se me Telegrafi Jobs me gjetë punë!

Kurrë s’e ke pas ma lehtë se me Telegrafi Jobs me gjetë punë!

Telegrafi Jobs
Viva Fresh Store renditet si grupi i pestë më i madh i shitjeve me pakicë në Ballkanin Perëndimor!

Viva Fresh Store renditet si grupi i pestë më i madh i shitjeve me pakicë në Ballkanin Perëndimor!

Viva Fresh Store
Bajrami komenton raportin e shpenzimeve të Qeverisë Kurti : 128 milionë euro më pak investime kapitale

Bajrami komenton raportin e shpenzimeve të Qeverisë Kurti : 128 milionë euro më pak investime kapitale

Ekonomi
Viva Fresh Store ul çmimin e bukës në 20 cent - një hap drejt lehtësimit të shpenzimeve për familjet kosovare

Viva Fresh Store ul çmimin e bukës në 20 cent - një hap drejt lehtësimit të shpenzimeve për familjet kosovare

Viva Fresh Store
Kalo në kategori