LAJMI I FUNDIT:

Nata e tretë me radhë e protestës përmes ballkoneve, kërkohet heqja e mocionit të LDK-së dhe reflektimin të Kurtit

Nata e tretë me radhë e protestës përmes ballkoneve, kërkohet heqja e mocionit të LDK-së dhe reflektimin të Kurtit

Ka vazhduar edhe sonte protesta e qytetarëve nëpër ballkone për gjendjen politike në vend.

Kjo është nata e tretë me radhë e qytetarëve të cilët në mënyrë të organizuar kanë shprehur revoltën e tyre duke bërë zhurmë në ballkone, nga ora 20:00 për 5 minuta.

Zhurma është bërë me mjete të ndryshme kuzhine të parrezikshme.


Qytetarët kanë bërë me dije se përmes kësaj proteste po kërkohet tërheqja e mocionit të mos-besimit të LDK-së deri në tejkalimin e situatës së krijuar nga pandemia COVID-19 dhe përgjegjësi publike e Kryeministrit për shkaktimin e krizës në qeveri në kohë pandemie.

Koalicioni qeverisës LVV-LDK ka përjetuar çarjen më të madhe pas 44 ditë bashkëqeverisje.

Pas vendimit të kryeministrit Albin Kurtit, i cili shkarkoi nga detyra e ministrit të Brendshëm Agim Veliun, i cili është nga radhët e LDK-së, kryetari i kësaj partie, Isa Mustafa ka dorëzuar në Kuvend kërkesë për  mocion mosbesimi ndaj qeverisë Kurti.

E tërë kjo situatë po ndodh në kohën kur Kosova dhe bota po përballet me virusin e rrezikshëm Covid-19. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
”Me lot në sy jam, trim i trimave”, mjeku i QKUK-së plot emocion rrëfen takimin me Thaçin

”Me lot në sy jam, trim i trimave”, mjeku i QKUK-së plot emocion rrëfen takimin me Thaçin

Lajme
Momenti kur sigurimi i Speciales ia tërheq vërejtjen mjekut pas diskutimit me Thaçin

Momenti kur sigurimi i Speciales ia tërheq vërejtjen mjekut pas diskutimit me Thaçin

Lajme
KQZ: Mbi 1,000 vota me postë konsiderohen të vlefshme pas rinumërimit

KQZ: Mbi 1,000 vota me postë konsiderohen të vlefshme pas rinumërimit

Lajme
Sa ka urgjencë për formimin e Qeverisë së re të Kosovës?

Sa ka urgjencë për formimin e Qeverisë së re të Kosovës?

Lajme
Dëshmitarja për njërin të akuzuar në rastin e 400 kg kokainë: Kemi biseduar, por s’ma tha të vërtetën

Dëshmitarja për njërin të akuzuar në rastin e 400 kg kokainë: Kemi biseduar, por s’ma tha të vërtetën

Drejtësi
Gjeneral Jashari: Përvoja amerikane e rëndësishme për FSK-në

Gjeneral Jashari: Përvoja amerikane e rëndësishme për FSK-në

Siguri
Kalo në kategori