Naser Rafuna “ia mësyn” postit të presidentit, kërkon mbështetjen e kryeministrit Kurti

Aktori i njohur Naser Rafuna i ka bërë një thirrje tejet interesante kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, përmes një postimi në llogarinë e tij zyrtare në Facebook.
Duke qenë se Kosova ende nuk ka zgjedhur Presidentin e ri, Rafuna ka ofruar një zgjidhje të papritur.
Ai i bëri thirrje Kurtit që ta propozojë atë për President. Edhe pse ishte thirrje në formë shakaje, postimi i Rafunës shkaktoi shumë komente dhe reagime nga ndjekësit.
“Albini e paska propozu Konjufcen per president. E qitshin protalet qysh Konjufca shkojke i afert me të PDK-së e u pershendetke me të LDK-së e krejt koka kane e parapame qeky sen...me ju hy ne hater me votu si president. O Albin, MU propozom për president o Dost se veq mu m'votojne krejt partitë”, ka shkruar Rafuna.
Ndryshe, Kosova ka ngecur në çështjen e zgjedhjes së Presidentit, ndërsa afati për të bërë këtë po afrohet.































































