Napoli është shumë pranë përfundimit të transferimit të anësorit holandez Noa Lang nga PSV Eindhoven, duke përforcuar edhe më tej skuadrën.

Sipas Fabrizio Romanos, të dy klubet kanë shkëmbyer tashmë dokumentet dhe kanë rënë dakord për një marrëveshje me vlerë 28 milionë euro, që përfshin edhe një klauzolë për përqindje nga shitja e ardhshme.


Lang, 25 vjeç, ka arritur marrëveshje të plotë për kushtet personale me klubin italian dhe pritet të nënshkruajë një kontratë afatgjatë, me një pagë prej 2.8 milionë euro neto në sezon.

Vizitat mjekësore do të caktohen së shpejti dhe do të jenë hapi i fundit para njoftimit zyrtar.

Reprezentuesi holandez vjen pas një sezoni mbresëlënës me PSV, ku realizoi 14 gola dhe kontribuoi me 12 asiste. Me shkathtësi, vizion dhe fleksibilitet në vijën e parë të sulmit, Lang shihet si një përforcim thelbësor për skemat ofensive të trajnerit Antonio Conte.

Napoli synon të mbyllë zyrtarisht marrëveshjen në ditët e ardhshme, duke i shtuar skuadrës një element të rëndësishëm për sezonin e ri. /Telegrafi/ 

telegrafi sport app