LAJMI I FUNDIT:

Nagelsmann flet për eliminimin e PSG-së, lavdëron paraqitjen e Josip Stanisic

Nagelsmann flet për eliminimin e PSG-së, lavdëron paraqitjen e Josip Stanisic

Bayern Munich ka triumfuar edhe në ndeshjen e dytë ndaj Paris Saint Germain me rezultat 2-0.

Bavarezët kanë triumfuar në të dyja takimet ndaj parisienëve duke kaluar në çerekfinale të garës më të madhe evropiane për klube, Ligës së Kampionëve.

Trajneri i Bayern Munich, Julian Nagelsmann ka folur pas kësaj fitore duke analizuar 90 minutëshin në Allianz Arena.


“Fillimi i lojës na e bëri të vështirë interpretimin e saj, pasi PSG u përpoq të na impononin tempin e lojës dhe dha efekte negative në organizimin tonë. Gjithsesi me kalimin e minutave filloi të bjerë edhe trysnia e PSG-së, e cila u pasuar në produktivitetin tonë në kuadratin e Donnarummas”.

Notat e lojtarëve, Bayern Munich 2-0 PSG: De Ligt më i miri në fushë
Lexo po ashtu Notat e lojtarëve, Bayern Munich 2-0 PSG: De Ligt më i miri në fushë

“Pjesa e dytë mbarti më vete edhe qartësinë, përkthyer me dy gola. Nga jashtë mund të evidentohet si gabim i prapavijës rivale, por ishte presioni ynë me forca të shumta në zonë që krijoi rrjedhën e tillë”, u shpreh Nagelsmann.

Trajneri gjerman foli edhe për mbrojtësin kroat Josip Stanisic, i cili bëri një ndeshje të madhe ndaj kampionëve në fuqi të Francës.

“Jo të gjithë besuan se Josip do të tregonte temperament për t’u admiruar ndaj kundërshtarëve të klasit botëror. Ja që e bëri më së miri detyrën e mbrojtësit të djathtë dhe ia largoi dyshimet mbi prezencën në duelet me kaq impakt”.

“Unë kam besuar se Stanisic i nevojitej kohë dhe durim për të treguar potencialin e vërtetë dhe kualitet që ai mbart. Kjo sfidë i vuri kapak shumë dilemave, mes tyre dhe interpretimi i lojës së tij”, u shpreh Nagelsmann. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Formacionet zyrtare, Angli – Shqipëri: Sylvinho futet me të gjitha forcat në ‘Wembley’

Formacionet zyrtare, Angli – Shqipëri: Sylvinho futet me të gjitha forcat në ‘Wembley’

Ndërkombëtare
Tifozët e Man Utd nuk mund ta besojnë atë që bëri Andre Onana në ndeshjen e Kamerunit

Tifozët e Man Utd nuk mund ta besojnë atë që bëri Andre Onana në ndeshjen e Kamerunit

Përfaqësueset
UEFA ka ndaluar organizimin e shtatë ndeshjeve mes kombëtarëve evropiane, përmenden Kosova dhe Shqipëria

UEFA ka ndaluar organizimin e shtatë ndeshjeve mes kombëtarëve evropiane, përmenden Kosova dhe Shqipëria

Përfaqësuesja e Kosovës
Ylli i Bayer Leverkusenit e pranon hapur: Ëndërroj të luajë për Barcelonën

Ylli i Bayer Leverkusenit e pranon hapur: Ëndërroj të luajë për Barcelonën

La Liga
Shpërthejnë të qeshurat kur Totti dhe Del Piero fillojnë të flasin për Scudettot e fituara

Shpërthejnë të qeshurat kur Totti dhe Del Piero fillojnë të flasin për Scudettot e fituara

Serie A
U lëndua me kombëtaren, ylli i Arsenalit në dyshim për duelin ndaj Real Madridit

U lëndua me kombëtaren, ylli i Arsenalit në dyshim për duelin ndaj Real Madridit

Ndërkombëtare
Kalo në kategori