Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi të hënën ka zhvilluar një takim me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq. Takimi u zhvillua në Shtëpinë e Bardhë me ftesë të emisarit special për dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, Richard Grenell, ku i pranishëm ishte edhe Këshilltari për Siguri Kombëtare, Robert O’Brien.
Pas takimit, presidenti Thaçi ka kërkuar të mbahet një seancë e Kuvendit të Kosovës, ku do t’i njoftojë deputetët për takimin e zhvilluar.
Mirëpo, për kërkesën e Thaçit ka reaguar anëtarja e Kryesisë së Lëvizjes Vetëvendosje, Arbërie Nagavci.
Në një deklaratë të dhënë për Telegrafin, ajo ka thënë se presidenti Thaçi do të duhej të merrte leje nga Kuvendi para se të shkonte, e jo kur të kthehet.
“Sa i përket raportimit të Hashim Thaçit në Kuvend ai së pari do të duhej t’i përgjigjej ftesës së Kryeministrit i cili e ftoi në takim para se ai të nisej për Munih, e tash para se të shkonte në Washington. Qeveria në vazhdimësi po kërkon koordinim institucional sa i përket politikës së jashtme. Ai nuk e mori as lejen e Kuvendit as dakordimin e Qeverisë, ndërkaq tash dëshiron të raportojë në Kuvend. Para se të shkonte do të duhej të merrte lejen e Kuvendit dhe jo tash të kthehet për të raportuar. Si mund të respektohet institucioni më i lartë kur fillimisht është anashkaluar”, tha ajo për Telegrafin.
Nagavci ka thënë presidenti aktual nuk ka asnjë autorizim për të negociuar marrëveshje me Serbinë.
“Ne vazhdimisht kemi deklaruar, por dje edhe nga Kryeministri Kurti u theksua në seancën parlamentare se presidenti aktual nuk ka asnjë autorizim për të negociuar ndonjë marrëveshje me Serbinë dhe se ndonjë marrëveshje eventuale nuk ka fuqi zbatuese në Republikën tonë. Madje vet dokumenti më i rëndësishëm i Republikës së Kosovës, Kushtetuta, thotë që dialogu duhet të udhëhiqet nga Qeveria e Kosovës”, tha ajo.
Ndryshe, Presidenca i ka dërguar shkresë zyrtare Kuvendit të Kosovës, ku ka kërkuar që presidentit Thaçi t’i organizohet një seancë më 4 mars në orën 16:00, për t’i njoftuar deputetët e Kuvendit të Kosovës, në lidhje me vizitën e realizuar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe takimet që ka mbajtur atje./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Ish komandanti i UÇK-së, Ismet Tara, reagon pas deklarimit në Hagë

Analistët komentojnë "ofertën" e Limajt për Kurtin: Vetfaktorizim apo hapje e lojës politike?

Ramadani: Shpresim Uka ka dhënë deklarata të pavërteta, kam incizuar një bisedë katërorëshe me të në Merdar

Ekspertët e sigurisë: Ka foto e prova ndaj dy të akuzuarve për spiunazh, që janë të mjaftueshme për gjykatën

Publikohet video e rrallë e komandantit legjendar, Adem Jashari

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Pyetet për Xhenetën, Gjesti: Nuk do t’ia ktheja me të keq siç më ka bërë mua, por nuk do të doja që të hynte në shtëpi

Harta e paparë që premtonte të sillte paqe në Lindjen e Mesme

Takimi Trump-Macron, presidenti francez korrigjon deklaratën e homologut amerikan

Ish komandanti i UÇK-së, Ismet Tara, reagon pas deklarimit në Hagë

E konfirmojnë nga Google, nuk ka më verifikim me SMS për Gmail – zëvendësohet me kodin QR

Krisa reagon pas deklaratës së Tirit se i pëlqen një vajzë në Big Brother VIP Albania