Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci, ka bërë të ditur se shumë shpejt në veri të Mitrovicës do të sjellin një formë të re të çerdheve, atë modulare.
Nagavci në një prononcim për media, pas mbledhjes së Qeverisë, ka thënë se kjo formë e çerdheve (modulare) është një risi që po aplikohet edhe në vendet e ndryshme të Evropës.
“Viti i kaluar ka qenë një vit sfidues edhe për shkak të pandemisë. Sa i përket planifikimit kemi ecur mjaft mirë përpara. Një formë e re e çerdheve, të cilën jemi duke e shqyrtuar, do të jap mundësi për realizmin e premtimit, dhe ndërtimin e çerdheve dhe përmirësimin e kushteve. Bëhet fjalë për çerdhe modulare në veri të Mitrovicës. Është një risi që po përdoret në vendet e ndryshme të botës. E shkurton kohën e ndërtimit dhe shmang rreziqet për fëmijë në vendet ku bëhen ndërtimet…”, ka thënë Nagavci.
Sipas saj, fajtor për ngecjen e punëve në këtë sektor janë disa nga problemet infrastrukturore.
“Përtej problemeve financiare, problemet kanë qenë dhe gjetjen e hapësirave, të pronave dhe problemeve të tjera të cilat kanë ndikuar. Besoj që shumë shpejt, në fillim të muajit të ardhshëm do të definohet dhe kjo dhe do ta kemi të qartë rrugën që do të vazhdojmë për para në këtë drejtim”, tha tutje ajo.
Nagavci u pyet gjithashtu edhe për platformën online, e-shkollori.
Siç bëri të ditur ajo e-shkollori implementohet në komuna të ndryshme, sipas marrëveshjes me komuna.
“Platforma e-shkollori implementohet në komuna të ndryshme, sipas marrëveshjes me komuna. Pra nuk ka një marrëveshje me ministrinë e Arsimit. Reflektimet se sa është i suksesshëm nga komunat, në përgjithësi në komunën ku është e pilotuar, në Komunën e Prishtinës dhe në komunat tjera është referu që ka qenë e suksesshme në rregullim kjo dhe për faktin që është përdorë dhe gjatë kohës së pandemisë. Mësimdhënësit janë familjarizuar. Është e tëra në gjuhën shqipe dhe ka mjaft elemente pozitive. Në prezantimin që na është bërë dhe neve si ministri, kemi adresu dhe mjaft pyetje konkrete. Në momentet që po vazhdojmë me implementim të procesit të digjitalizimit duhet të respektojmë të gjitha procedurat e hapura për aq sa është e mundur duke shmangur kontratat një burimore kur kjo është e mundur”, ka thënë Nagavci. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Taravari: Përmes grandeve për teknologji dhe inovacion do të mbështesim të rinjtë
U gjuajtën me armë derisa ishin në veturë, detaje nga rasti që ndodhi në Prishtinë
Ahmeti: Ky bashkim i forcave progresive garanton qëndrueshmëri, stabilitet, barazi dhe integrim
Gazeta ukrainase: Pse vendimi i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës për Kosovën është humbje historike për Serbinë
Policia serbe e dërgon në paraburgim mërgimtarin nga Gjakova që e arrestoi në kufi
Arrestimi i zv.drejtorit të Policisë së Kosovës, analistët në Beograd: "Shfaqja e muskujve" nga Vuçiqi
Maltretimi i kosovarëve në Serbi, eurodeputetja holandeze i reagon Vuçiqit
U arrestua nga Serbia, lirohet zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës
Maqedonci ngre alarmin: Tensionet vazhdojnë, Serbia nesër do të testojë dronë kamikazë në kufi me Kosovën
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Çfarë janë retë artificiale dhe a shkaktuan përmbytjet e mëdha në Dubai?
Gazeta ukrainase: Pse vendimi i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës për Kosovën është humbje historike për Serbinë
“Vetëm një skuadër në Evropë është më e mirë se Bayern Munich” – legjenda e bavarezëve flet për Tuchel dhe ecurinë e klubit
Parandalohet vrasja e Volodymyr Zelenskyt - arrestohet shtetasi polak që bashkëpunonte me rusët
Zyrtare: Serie A do të ketë pesë skuadra në Ligën e Kampionëve për sezonin 2024/25
Policia serbe e dërgon në paraburgim mërgimtarin nga Gjakova që e arrestoi në kufi