Historia e kundërshtive dhe e mospajtimeve midis Kishës Ortodokse të Malit të Zi dhe Kishës Ortodokse Serbe, është e hershme dhe gjithmonë, që nga Mesjeta, ka reflektuar pretendimet e vazhdueshme të Serbisë për pushtimin e Malit të Zi, të popullit malazez, dhe serbizimin e kombit malazez. Madje, pas vitit 1766, kur sulltani i Perandorisë Osmane, Mustafa i III-të, e kishte suprimuar Patriarkanën serbe të Pejës, Patrikana e “Carigradit” (Stambollit – v.j.) e asnjë tjetër institucion kishtar ortodoks, pra as kisha Serbe, Ruse etj., nuk kishin kurrfarë të drejtash ose pushtet mbi kreun e Kishës Ortodokse të Malit të Zi.
Madje, në vitet 1803-1804 malazezët kishin hyrë në mosmarrëveshje edhe me Kishën Ruse, e cila, përmes Sinodit më 1803 kishte bërë vërejtje me shkrim, gjoja për lëshimet e caktuara në kryerjen e shërbimeve kishtare. Malazezët, më 1804, iu drejtuan me shkrim carit të Rusisë, të cilit ia kishin ritheksuar pavarësinë e plotë të Malit të Zi kundrejt Rusisë, si në aspektin kishtar ashtu edhe nnë atë shtetëror. Në shkresën e përmendur theksohej se me shuarjen e Patriakanës së Pejës (1766 ), “…nga kohërat më të vjetra besimin e krishterë nuk e kemi marrë nga rusët, por nga grekët”!
Më 1855, Patrikana e Stambollit e kishte pranuar Autoqefalinë e Kishës Ortodokse të Malit të Zi. Në dokumentin zyrtar (Katalogu i kishave ortodokse autoqefale i botuar më 1855 në Athinë ), në numrin rendor 9, theksohet: “Kisha Ortodokse Malazeze si autoqefale”! Nga viti 1904, Kisha Ortodokse Malazeze e kishte Sinodin e Shenjtë, si dhe aktet legjislative, ndër to edhe Kushtetutën e Sinodit (1903 ). Në Kushtetutën shtetërore të Mbretërisë së Malit të Zi (1905 ), në nenin 40 theksohej se: ”Besimi shtetëror në Mal të Zi është ortodokso-lindor. Kisha Malazeze është autoqefale… Të gjitha besimet tjera, të pranuara, janë të lira në Mal të Zi ”!
Më 1918, shteti i pavarur i Mbretërisë së Malit të Zi -me ndërhyrjen e Ushtrisë së Mbretërisë së Serbisë dhe të grupeve çetnike të drejtuara nga Kosta Peçanci – u aneksua brenda krijesës së re të quajtuar Mbretërisë Serbo-Kroato -Sllovene. Nga ai vit, Kisha Ortodokse e Malit të Zi pushoi të ekzistonte, të ishte e pavarur, ndërkohë që pa asnjë të vetmin element të autonomisë kishte rënë nën “kontrollin” e plotë të Kishës Ortodokse Serbe. Më 1993, pas shpërbërjes së ish-Jugosllavisë, ndodhi procesi i ripërtritjës së pavarësisë së Kishës Ortodokse të Malit të Zi, me ç’rast Kisha Ortodokse Serbe kishte reaguar dhe kundërshtuar me arrogancë dhe emocione nacionaliste, po q sa edhe politika zyrtare shtetërore e Serbisë. Ai akt, pra i ripërtrirjës së Kishës Ortodokse të Malit të Zi, ishte paralajmërim për daljen e Malit të Zi nga e ashtuquajtura Jugosllavi! Pra, me të gjitha aktet shtetërore, Mali i Zi po përgatiste shpalljen e pavarësisë nga unioni Serbi-Mali i Zi ( 2006 ). Kisha Ortodokse Serbe, e cila me qëllime serbomëdha e identifikon ortodoksin me serbizimin, vazhdon ta mohojë identitetin nacional dhe kulturor të malazezëve si dhe gjenezën historike të autoqefalisë së Kishës Ortodokse Malazeze.
Veprimtaria politike e Kishës Ortodokse Serbe, në veçanti ndaj Kosovës, nënkupton konceptet ideologjike të cilat përmes nacionalizmit religjioz i shndërron në veprime politike. Edhe në rastin e vërsuljes më të re, që nisi në dhjetor 2019 kundër shtetit të Malit të Zi dhe Kishës autoqefale Ortodokse Malazeze, kemi të bëjmë me klerikalizmin e shtetit serb. Kisha Ortodokse Serbe, duke u mbështetur në mitin e rrejshëm për Kosovën dhe në luftën kishtare politike kundër Kosovës, në rastin më të ri të agresionit ndaj Mal të Zi po merr elemente e veçori të organizatës politike.
Ky pozicion politik i Kishës Ortodokse Serbe, i mbështetur në ideologjinë serbomadhe, është i pritur kur kemi parasysh se në çdo periudhë historike të ekzistimit të shtetit serb, Kisha Serbe e ka përkrahur krijimin e Serbisë së Madhe dhe ideologjinë e gjenocidit ndaj popujve të tjerë. Sa për ilustrim, dihet se Amfilohije Radoviqi, në Ditën e Petrit më 1991, në Manastirin e Cetinjës e kishte pranuar në takim Zhelko Razhnatoviq- Arkanin, udhëheqësin e formacioneve paramilitare “Tigrat”. E, më parë, në vitet 1980, Kisha Serbe dhe politika zyrtare e Republikës së atëhershme Socialiste të Serbisë e promovoi shprehjen “Serbia Qiellore” gjatë fjalimit të Millosheviqit në Gazimestan të Kosovës (28 qershor 1989), kur valonin flamujt kishtarë së bashku me flamujt komunistë me yll, drapër dhe çekan! Madje, Kisha Serbe dhe elitat politike serbe ende nuk kanë hequr dorë nga Projekti i Serbisë së Madhe. Duke instrumentalizuar shkathtësitë historike serbe – gënjeshtrën, mashtrimin, inskenimin – shkruajnë hapur se luftërat e Serbisë dhe të serbëve në Kosovë dhe në Bosnjë gjoja ishin luftëra “çlirimtare”, kinse për “çlirimin e serbëve”!
Masa e tubuar para Ambasadës së Malit të Zi në Beograd, në dhjetor 2019, ndër të tjera brohoriste: “Kërceni, kush nuk kërcen, është shqiptar”! Ministri i Jashtëm serb, Ivica Daçiq, akuzoi Podgoricën zyrtare duke thënë se “…regjimi malazez po vepron kundër popullit serb”! Pra, edhe në këtë fillim të vitit 2020, asgjë e jashtëzakonshme nuk vjen nga elitat politike, shtetërore e kishtare serbe!
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëBabai i Loredanës takon Jozin: Kisha dëshirë që ti të shikoje punën tënde, s’më vjen mirë fare të shikoj gjëra të kësaj natyre
Musk i thotë AfD-së të Gjermanisë se ka shumë 'faj' për 'mëkatet' e gjyshërve nazistë - mijëra njerëz protestojnë në Berlin kundër tyre
Ukrainasit u shtirën kinse po pësojnë humbje dhe po tërhiqen, futin në kurth rusët – i godasin rëndë me HIMARS
“Të kam thënë para se të vijë babai”, Gjesti i kujton Loredanës paralajmërimin që i kishte bërë
“Më shkoj jeta në kredi”, kosovarët me borxhe deri “n’fyt”
Tre më të preferuarit e publikut fitojnë imunitet, Gerta shpëton këtë javë pas nominimit të përhershëm nga Aldo
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
“Jo, vendi im është atje” – Lionel Messi ka konfirmuar se ku do të shkojë pas largimit nga Inter Miami
Trump nuk u bë brenda natës kripto miliarder
Xheneta Fetahu ngjall dyshime me vizitën në Shqipëri, a po bëhet pjesë e BBVA?
Rashford te Barcelona: Man United me transferim aspak të pritur nga katalunasit
Masivisht po shpërndahet një foto e televizionit kroat - duhet ta shihni se si e quajnë Erdoganin
Barcelona humbet një talent të madh të akademisë – pritet transferimi i tij në Arabinë Saudite