Roberto Firmino nuk është lojtari i vetëm i Liverpoolit që mund të transferohet në Itali si lojtar i lirë, pasi Naby Keita iu propozua Milanit dhe Interit.

Reds duket se janë në fund të një epoke dhe po shpërbëjnë skuadrën që fitoi kaq shumë nën drejtimin e Jurgen Klopp, me disa lojtarë që janë drejt përfundimit të kontratave.


Qendërsulmuesi Firmino ka njoftuar se do të largohet në verë si lojtar i lirë dhe Serie A është një nga destinacionet më të mundshme, me Milanin dhe Juventusin veçanërisht vigjilent.

Tani Calciomercato.com pretendon se mesfushori i Guineas, Keita u është propozuar drejtorëve të Interit dhe Milanit nga përfaqësuesit e tij gjatë ditëve të fundit.

Liverpooli pagoi 60 milionë euro për nënshkrimin e tij nga RB Leipzig në vitin 2018 dhe ai bëri 13 paraqitje këtë sezon, por kontrata e tij do të skadojë në qershor.

Raportohet se Milani nuk ishte veçanërisht i interesuar për shkak të pagës së lartë të Keitas, por drejtori i Interit, Piero Ausilio, është një tifoz prej kohësh dhe do të ishte më i përgatitur për ta diskutuar këtë. /Telegrafi/