LAJMI I FUNDIT:

Na thuaj shenjën e ish të dashurit, të të themi pse të shkuan pikërisht tani!

Na thuaj shenjën e ish të dashurit, të të themi pse të shkuan pikërisht tani!

Të të vijë një mesazh në inbox nga ish-i dashuri në mes të një pandemie, i bën edhe më lëmsh gjërat!

Pas gjithë kësaj kohe, ai/ajo kujtohet pikërisht tani për të të thënë diçka.


Ok, karantina ka pasojat e saj, por më shumë për këtë na thotë shenja e tij/saj të horoskopit.

Dashi

Nëse ai/ajo është Dash, njihet për impulsivitetin, prandaj me siguri sapo të ka parë videon në Tik Tok dhe kaq i duhet për t’ju kthyer nostalgjia.

Astrologët ndalojnë gjithashtu tek fakti që Deshët po jetojnë një situatë jo familjare në këto momente- ditëlindjen e kaluan vetëm dhe kjo s’ngjan fare me rutinën e tyre. Ndoshta ata po ju shkruajnë thjesht se janë të mërzitur, por mos mendoni gjatë. Nuk do ta zbuloni dot kurrë çfarë ish-i juaj Dash ka menduar në ato momente.

Demi

Ndryshe nga Dashi, Demi ka dy javë që mendohet për atë mesazh, me shpresën se do të të fitojë sërish. Si shenjë Toke që janë, nuk heqin dorë lehtësisht nga dashuritë e shkuara.

Një Dem më mirë do të priste rikthimin e një ish-i sesa të jetë i parë që bën një lëvizje. Gjithsesi, nëse kanë kohë që nuk kanë dëgjuar për ju, thjesht i ka marrë malli dhe kanë nevojë për një shpresë tjetër.

Binjakët

Nëse ish yt është Binjakë me shumë mundësi të ka shkruar sepse i ka mbaruar gjithë serialet e preferuara, librat, memet dhe tani do një tjetër argëtim.

Zakonisht, Binjakët nuk shquhen si shumë emocional përsa i përket lidhjeve që kanë mbaruar. Ndoshta po kërkon thjesht një bisedë interesante.

Gaforrja

Gaforret janë shumë të lidhur me njerëzit që duan apo që dikur kanë dashur. Ata ndjejnë se duhet të përgatisin të dashurit dhe miqtë e tyre për gjithë të papriturat që po kalojmë.

Nëse ai/ajo të shkruan tani, do të dijë nëse je mirë apo ke nevojë për gjë. Mbështetja e tyre është e pakushtëzuar.

Luani

Ish-Luani yt mund të jetë i mërzitur që nuk ka vëmendjen e merituar apo ndihet vetëm. Madje përveç mesazheve mund të të kërkojë edhe ndonjë takim në kamera. Veçse mos prisni ndonjë bisedë shumë romantike.

Luanët shquhen për krenari dhe s’kanë ndërmend të bëhen të ndjeshëm as në periudha pandemie.

Virgjëresha

Si natyrë kritike, këtë kohë do ta përdorin për të reflektuar rreth të shkuarës. Ai/ajo po mendon çfarë shkoi keq mes jush dhe do të përpiqet të flasë me ty për të analizuar gjithë mendimet e tij/saj.

Peshorja

Peshoret do ta përdorin mesazhin në kohë karantine për të parë që ende kanë marrëdhënie të mira me ish-in. Me shumë mundësi do të pyes nëse e ke menduar apo si je ndjerë.

Mund të jetë mërzitur këto ditë prandaj do të flirtojë, por nëse biseda vazhdon mund të kuptosh edhe gjëra të tjera.

Akrepi

Akrepi është një tjetër shenjë që nuk i kthehet ish-ve me lehtësi. Ata njihen për misterin dhe natyrën diskrete.

Ata nuk do të shkruanin kurrë nëse nuk shtyhen nga diçka shumë e fortë. Mund t’ju kenë menduar gjatë ose i ka marrë malli për ju.

Shigjetari

Nëse një ish-Shigjetar ju shkruan gjatë kësaj kohe, kjo do të thotë se ata do të donin të ishin në shoqërinë tuaj tani. E kanë menduar gjatë, prandaj dëgjojini me kujdes.

Bricjapi

Bricjapët janë të idesë që nëse diçka nuk ka funksionuar më parë, nuk do të funksionojë më. Është shenjë që kur ndahet, shkëputet emocionalisht, fizikisht dhe nuk sheh kurrë pas.

Nëse duan të flasin me ju, me siguri i duhet diçka dhe kërkojnë ndihmën tuaj, shkruan Anabel.

Ujori

Ujori hyn tek ato shenja që mund t’i shkruajë të gjithë ish-ave, shokëve apo njerëzve me të cilët ka punuar dikur thjesht për të ditur nëse janë mirë. Ata duan shumë, edhe nëse kanë probleme komunikimi me dikë.

Peshqit

Ah Peshqit, romantikët e pandreqshëm! Kanë pasur shumë kohë për të menduar për ju prandaj është një justifikim i mirë për t’ju shkruar. /Telegrafi/

Në trend Stil

Më shumë
Makina larëse harxhon dy herë më shumë energji elektrike për shkak të një gabimi që bëjmë

Makina larëse harxhon dy herë më shumë energji elektrike për shkak të një gabimi që bëjmë

A e dini se...
Menaxhoni peshën dhe luftoni infeksionet duke përdorur proteina dhe vitamina

Menaxhoni peshën dhe luftoni infeksionet duke përdorur proteina dhe vitamina

Stil
Burri hasi në një gur varri me një kod QR - kur e skanoi nuk mund ta imagjinonte se çfarë pa

Burri hasi në një gur varri me një kod QR - kur e skanoi nuk mund ta imagjinonte se çfarë pa

A e dini se...
Është koha për të mbjellë dredhëza në vazo: Ndiqni këto rregulla

Është koha për të mbjellë dredhëza në vazo: Ndiqni këto rregulla

Kopshtaria
Gjëja e parë që shihni në foto zbulon të vërtetën për ju: Deri tani testi më i saktë i personalitetit

Gjëja e parë që shihni në foto zbulon të vërtetën për ju: Deri tani testi më i saktë i personalitetit

Lifestyle
Test psikologjik i Frojdit që ta njihni më mirë veten: Zbuloni brendinë e shpirtit tuaj!

Test psikologjik i Frojdit që ta njihni më mirë veten: Zbuloni brendinë e shpirtit tuaj!

Këshillë javore
Kalo në kategori