Myrto Uzuni ka zhvilluar një sezoni fantastik me Ferencvarosin, duke e fituar titullin e kampionit në Hungari.

Ai u transferua një vit më parë nga Lokomotiva Zagreb për 1,8 milion euro, por arriti të tregojë aftësitë e tij në Hungari duke u përshtatur menjëherë.


Kjo ka bërë që çmimi i tij të rritet ndjeshëm, duke u bërë futbollisti më i shtrenjtë në kampionatin hungarez.

uzuni 1 e1613383862158

Tani vlera e Uzunit është rritur në 3 milionë euro edhe pse gjendemi në mes të krizës financiare të shkaktuar nga pandemia COVID-19.

Pas tij vijnë dy lojtarë që luajnë në një skuadër me të, sulmuesi Tokmac Nguen që vlen 2.8 milionë euro dhe portieri Dénes Dibusz që vlen 2,5 milionë euro.

Uzuni 1

Për sulmuesin kjo verë pritet të jetë aktive, pasi pritet të ketë shumë drejt tij, ndërsa dëshira e Uzunit është një kampionat më i madh se ai i Hungarisë. /Telegrafi/

telegrafi sport app