Myftiu i Kosovës, Naim Tërnava ka uruar të gjithë besimtarët mysliman për fillimin e muajit të Ramazanit.
Në urimin e myftiut Tërnava thuhet se ramazani i sivjetshëm vendin tonë e gjen në një proces të rëndësishëm për të ardhmen e tij, përkatësisht në Zgjedhjet nacionale, kurse qytetarët para obligimit për të thënë fjalën e tyre.
“Prandaj, urojmë dhe shpresojmë që gjatë këtij muaji të rahmetit e mëshirës, spektri ynë politik pjesëmarrës në zgjedhje do të zhvilloj një fushatë dinjitoze, të përgjegjshme, të qytetëruar, kurse dita e zgjedhjeve të jetë një ditë feste e gëzimi për të gjithë ne”, thuhet në urimin e Tërnavës.
Më poshtë mund të lexoni urimin e plotë të Myftiut Tërnava:
Të nderuar besimtarë!
Vëllezër e motra!
Të nderuar qytetarë të Kosovës
Nesër, myslimanët anekënd botës nisin agjërimin e muajit të bekuar të Ramazanit, prandaj më lejoni që në emër të Kryesisë së Bashkësisë Islame të Kosovës dhe në emrin tim personal t’ju drejtohem me përgëzimet më të mira, duke ju dëshiruar që këtë muaj ta jetoni me të gjitha mirësitë e begatitë e tij.
Agjërimi për besimtarët është një ibadet që bartë në vete përkushtimin, vendosmërinë, bindjen, urtësinë, devotshmërinë, sinqeritetin, dashurinë, sakrificën, unitetin, tolerancën e mirëkuptimin, vlera këto që e ekuilibrojnë njeriun, e fisnikërojnë shoqërinë, si dhe ndikojnë në reflektimin për hyjnoren, njerëzoren e humanen.
Përmes agjërimit besimtari më së miri shpreh njohjen, bindjen e sinqeritetin ndaj Krijuesit, ngase ky ibadet bëhet vetëm për Të, me bindjen e plotë që Krijuesi do ta shpërblej në Botën tjetër.
Për këtë Allahu xh.sh., në Kuran thotë: “Muaji i Ramazanit është ai në të cilin zbriti Kurani, që është udhërrëfyes për njerëz dhe sqaruesi i rrugës së drejtë dhe dallues (i të vërtetës nga gënjeshtra). Prandaj, kush e arrin prej jush këtë muaj, le të agjërojë….. “.
Muaji i Ramazanit është muaj në të cilin besimtarët shtojnë ibadetet, rrisin ndershmërinë, rrisin kujdesin ndaj njëri-tjetrit, bëhen më humanë, më të dashur e më paqësor, më social, më familjar e më të devotshëm. E pikërisht këto janë fadiletet, të mirat, dobitë dhe synimet e agjërimit të këtij muaji.
Ardhja e Ramazanit na rikujton po ashtu edhe shumë ngjarje me rëndësi të veçantë, e mbi të gjitha na rikujton fillimin e zbritjes së Kuranit fisnik dhe është Muaji i Kuranit; na risjell Natën e Kadrit me të gjitha kimetet e saj; më pastaj me saktësinë e tij na ofron të gjithëve në të njëjtën kohë rreth sofrës së iftarit dhe të syfyrit, na tubon rreth nimeteve e bereqeteve të Allahut të Madhëruar. Na drejton për te skamnorët, te jetimët, dhe na ofron me të gjithë nevojtarët.
Pikërisht për këtë, i dërguari i Allahut, Muhamedi a.s. ka thënë:
”Ai që agjëron Ramazanin me bindje, sinqeritet e përkushtim të plotë, do t’i falen mëkatet e tij më të hershme.”
Të nderuar vëllezër e motra!
Ramazani i sivjetshëm vendin tonë e gjen në një proces të rëndësishëm për të ardhmen e tij, përkatësisht në Zgjedhjet nacionale, kurse qytetarët para obligimit për të thënë fjalën e tyre.
Prandaj, urojmë dhe shpresojmë që gjatë këtij muaji të rahmetit e mëshirës, spektri ynë politik pjesëmarrës në zgjedhje do të zhvilloj një fushatë dinjitoze, të përgjegjshme, të qytetëruar, kurse dita e zgjedhjeve të jetë një ditë feste e gëzimi për të gjithë ne.
Nga procesi i zgjedhjeve dhe nga muaji i bekuar i Ramazanit lutemi që të dalim edhe më unik, më të bashkuar, më të fortë, më të konsoliduar dhe më të përgatitur shpirtërisht dhe institucionalisht.
Vëllezër e motra!
Me lejoni që edhe njëherë, me rastin e fillimit të muajit të bekuar të Ramazanit t’ju shpreh urimet dhe përgëzimet e mia më të mira të gjithë besimtarëve të besimit islam kudo që gjenden, e në veçanti uroj vëllezërit tanë në diasporë, duke e lutur të Madhin Zot që të na pranojë agjërimin, veprat tona te mira, namazin, sadakanë dhe ibadetin tonë në përgjithësi.
Le të na shoqëroj të gjithëve mëshira e Allahut dhe falja e Tij! Dhe na qoftë përhajr ky Ramazani sherif!
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Ish-ambasadori i Kosovës në Tajlandë: Vizita e Maqedoncit në Tajvan, lëvizja më e dëmshme në historinë e politikës së jashtme

Rezultati zgjedhor, analistët paralajmërojnë qeverisje të përkohshme

“NISMA është për qeveri të opozitës”, Zafir Berisha: Koalicioni me Albinin është koalicion me Serbinë

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Livia eliminohet nga Big Brother VIP Albania

Muhamet Dragusha zbulon klubin që ia ndërtoi shtëpinë

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Palestinezi që ka qëndruar më së gjati në burg, izraelitët pritet ta lirojnë