LAJMI I FUNDIT:

Mustang është prodhuar në 10 milionë njësi (Foto)

Mustang është prodhuar në 10 milionë njësi (Foto)

Po del se Mustang nuk ishte vetëm për të 60-at, por do të mbetet gjatë në prodhim

Para disa ditës, ka rrjedhur një imazh që e tregon një Mustang krejtësisht të zakonshëm, transmeton Telegrafi.


Megjithëse dukej njëjtë si të tjerët, ky ishte i 10 milionti që ka dalë nga linja e prodhimit, deri më tani.

Për të festuar këtë arritje, Ford ka mbledhur në bazën në Miçigan të Shteteve të Bashkuara, të gjitha versionet e këtij modeli, për të shënuar shifrën me vetura.

Prej se ka dalë nga prodhimi më 1964, Mustang ka qenë një prej makinave më të shitura sportive, ndërsa nuk ka dhënë shenja ngadalësimi as me versionet Shelby GT350 apo Bullitt që ka 480 kuajfuqi. Bashkë me një fluturake, P51 mustang.

Në shënimin e arritjes, Ford më shumë është marrë me historinë e modelit, se sa me vet makinën. E tëra që dihet është se e ka ngjyrën e bardhë, të njëjtën si makina e pranë.

Versioni 2019 me tavan të hapur, ka motorin 5.0-litra V8 që prodhon 460 kuajfuqi, si dhe gjashtë shpejtësi manuale. Ende nuk dihen planet e kompanisë, se çfarë do të bëjë me këtë makinë, por nuk pritet të shitet në treg sikurse të tjerat. /Telegrafi/