LAJMI I FUNDIT:

Mustafi: Intimidimi dhe frikësimi nga Policia e Vuçiqit për t’i ndaluar shfaqjet artistike është i paprecedent

Mustafi: Intimidimi dhe frikësimi nga Policia e Vuçiqit për t’i ndaluar shfaqjet artistike është i paprecedent

Ish-kryetari i Këshillit Kombëtar të Shqiptarëve në Luginën e Preshevës, Ragmi Mustafi, ka reaguar sot pas arrestimit të drejtorit të shtëpisë se Kulturës në Bujanoc, Jetmir Ismaili nga autoritetet serbe.

Mustafi përmes një statusi në rrjetin social në Facebook ka shkruar se intimidimi dhe frikësimi i policisë së Vuçiqit dhe satelitëve të tij (Arifi) për të ndaluar prodhimet artistike dhe shprehjen e lirë në Luginë është i paprecedent.

Po ashtu siç tha Mustafi, është e papranueshme që Prokuroria dhe Policia të bëjë postproduksionin e filmave si rasti i vetëm në botë.


Mustafi gjatë shkrimit të tij u shpreh se me urdhër të Prokurorisë dhe Policisë në Bujanoc është ndaluar shfaqja e filmit “Heshtja Vret” & “I Pabesi” nga produksioni “Colosseum” të aktorit Gani Veseli, deri sa të përfundojë hetimi.

Kryetari i Këshillit Kombëtar Shqiptar në Luginë, Lutfiu: Arrestimi i drejtorit të Shtëpisë së Kulturës në Bujanoc, skenar i presionit ndaj shqiptarëve
Lexo po ashtu Kryetari i Këshillit Kombëtar Shqiptar në Luginë, Lutfiu: Arrestimi i drejtorit të Shtëpisë së Kulturës në Bujanoc, skenar i presionit ndaj shqiptarëve

“Pas ndalimit nga policia të aktori Gani Veseli dhe drejtorit të shtëpisë se Kulturës në Bujanoc, Jetmir Ismaili pas paralajmërimit të premierës për shfaqjen e tyre sot në ora 19:00h.

Kujtojmë që këto projekte janë mbështetur në Këshillin Kombëtar Shqiptar përmes financimit të Qeverisë së Republikës së Kosovës, për të ekranizuar tregimet popullore autentike të Luginës.

Fillimisht, kryetari Shqiprim Arifit kishte urdhëruar përmes drejtorit Kujtim Sadriu mos lejimin që kjo premier të mbahet në Shtëpinë e Kulturës në Preshevë edhe pse Gani Veseli është punëtor i këtij institucioni. Pas një fushate mediale të “gjuetisë së shtrigave” duke i konsideruar z. Arifi ‘keqpërdorim të mjeteve për 5 vjersha’ “, ka shkruar Mustafi. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim

FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim

Siguri
Vrasja e dyfishtë në Vushtrri, ekspertja thotë se i akuzuari nuk ka vepruar në gjendje të tronditjes së fortë mendore

Vrasja e dyfishtë në Vushtrri, ekspertja thotë se i akuzuari nuk ka vepruar në gjendje të tronditjes së fortë mendore

Drejtësi

"Përzierje në kompetenca të rezervuara të NATO-s", ish-ushtaraku flet për mosdërgimn e FSK-së në veri

Siguri
Analistët: Roli i diasporës në këto zgjedhje po merret më seriozisht nga partitë politike

Analistët: Roli i diasporës në këto zgjedhje po merret më seriozisht nga partitë politike

Politikë
Pasaporta e Shqipërisë renditet e 43-ta në botë, shqiptarët mund të udhëtojnë në 123 vende të botës pa viza

Pasaporta e Shqipërisë renditet e 43-ta në botë, shqiptarët mund të udhëtojnë në 123 vende të botës pa viza

Lajme
Gjykata bullgare merr vendim: API-ja pjesërisht fajtore për aksidentin e autobusit ku humbën jetën 45 shtetas të Maqedonisë së Veriut

Gjykata bullgare merr vendim: API-ja pjesërisht fajtore për aksidentin e autobusit ku humbën jetën 45 shtetas të Maqedonisë së Veriut

Lajme
Kalo në kategori