Me një drekë në Hotel “Dukagjini” ka përfunduar vizita e kryeministrit të Kosovës, Isa Mustafa, në qytetin e Pejës. Përveç drekës, vizita e kryeministrit Mustafa në Pejë është karakterizuar me takime me biznesmenë të këtij qyteti. Takimet me biznesmenë pejanë, përkatësisht vizitat në disa nga bizneset kryesore në Pejë, Mustafa i ka bërë së bashku me të parin e këtij qyteti, Gazmend Muhaxherin dhe bashkëpunëtorët e tij, me të cilët ka pasur edhe një takim të veçantë.
Gjatë takimit me kryetarin Muhaxheri, kryeministri u njoftua me punën dhe rezultatet që po arrihen në realizimin e projekteve zhvillimore, por edhe me vështirësitë me të cilat përballet Komuna e Pejës dhe qytetarët e saj.
“Konsiderojmë se është bërë një punë e shkëlqyer në interes të qytetarëve të Pejës. Kjo Komunë nuk punon vetëm për vetveten, por ka ndikime reflektuese edhe në zhvillimin e komunave përreth, për arsye se ka një rol metropolitan, edhe pse jo të përcaktuar me ligj, por në pikëpamje të efekteve ekonomike. Kemi shumë biznese të koncentruara këtu dhe kemi një bashkërenditje të shkëlqyeshme të kryetarit të Komunës dhe të udhëheqjes me komunitetin e bizneseve”, tha kryeministri Mustafa.
Kryetari i Komunës së Pejës, Gazmend Muhaxheri, tha se kryeministrin Mustafa e ka njoftuar për projektet e rëndësishme zhvillimore, por edhe për problemet në fusha të ndryshme me të cilat po përballet Komuna.
“Diskutuam për projektin e “Borea-s” që po i afrohet finalizimit të procedurave ligjore për ta vënë në partneritet publiko-privat. Kryeministri na mbështeti fuqishëm për realizimin e këtij projekti i cili do të jetë projekt zhvillimor për gjithë rrafshin e Dukagjinit, e besojmë edhe për tërë Republikën e Kosovës. Ne e informuam edhe për problemet që i kemi në arsim, bujqësi dhe në infrastrukturën rrugore”, Muhaxheri.
Më pas, kryeministri Isa Mustafa ka vizituar kompaninë “Elkos Group”, ku është njoftuar nga drejtuesit e saj për punën aktuale, projektet e shumta ai dhe shtrirjen e saj jashtë Kosovës.
Ai shprehu kënaqësinë për vizitën në ELKOS Group, duke thënë se orientimi themelor në këtë mandat ka qenë përkrahja e bizneseve dhe mospengimi i tyre si hap i parë.
“Po punojmë që të ndryshohen ligjet dhe rregullativa ligjore për t’iu përshtatur një ambienti më të mirë të të bërit biznes. Fakti që bizneset private po tregohen shumë të suksesshme, po tregohen shumë ndërmarrëse, po marrin riskun e zhvillimit mbi vete dhe atë nuk po ia kalkulojnë as Qeverisë e as shtetit, por me zotësinë e tyre po bëjnë punën e vet, është një rast i veçantë”, tha kryeministri.
Po ashtu, ai theksoi se kjo kompani me 3 mijë njerëz të angazhuar dhe me perspektivë për të dyfishuar atë për një periudhë të shkurtër kohore, është një shembull i Kosovës që duket më ndryshe sesa nganjëherë në po përpiqet të shfaqet në Prishtinë apo diku tjetër.
“E gjithë kjo që po shihet, këto produkte, këto ambicie dhe këto rezultate më japin shpresën se ne mund të bëjmë dhe se duhet të bëjmë shumë më shumë për të përmirësuar mirëqenien e qytetarëve, do të hapen vende të punës. Qeverisë i mbetet që të përkrah bizneset, që të përcjell me rregullativë ligjore rrugën e cila krijon një ambient shumë më të mirë për biznes, dhe po ashtu të hapim tregjet e jashtme dhe të sigurojmë që përmes implementimit të MSA-së e cila hyn në fuqi nesër, bizneset tona dhe kjo kompani të jetë në të gjitha tregjet e Bashkimit Evropian”, tha Mustafa, pas vizitës në ELKOS.
Kryeministri Isa Mustafa, i bëri një vizitë edhe Kompanisë “Devolli Corporation”, ku u njoftua nga drejtuesit e saj për punën që po bënë kjo kompani.
Kryeministri Mustafa shprehu interesimin për bashkëpunim në kuadër të politikave fiskale dhe atyre zhvillimore, në mënyrë që ato t’i përshtaten ambientit kosovar dhe nevojës së zhvillimit, veçmas sferës së prodhimit.
“Është një korporatë e cila ka mbi 800 punëtorë dhe që ka bashkëpunim me rreth 15 mijë fermerë në fushën e bujqësisë, që është një gamë e zhvilluar e bashkëpunimit”, tha kryeministri, duke shprehur gëzimin që këto biznese e shohin interesin e tyre sa i përket politikave fiskale dhe politikave zhvillimore të cilat po i ndërmerr Qeveria.
“Unë zhvillimin e politikave ekonomike nuk e shoh momentale, por e shoh si zhvillim i cili do të ndodhë gradualisht karshi reflektimit të bizneseve, ambientit biznesor dhe karshi interesave të ekonomisë dhe qytetarëve të Republikës së Kosovës”, u shpreh kryeministri Mustafa.
Ndërkaq, përfaqësuesi i kompanisë “Devolli Corporation” i ka premtuar kryeministrit Mustafa se prodhimet dhe shërbimet e kompanisë do të ngritën në nivel akoma më cilësor.
Gjatë qëndrimit në Pejë, kryeministri Mustafa ka vizituar edhe kompaninë e specializuar në Shtyp Digjital, “Top Reklama”, kompaninë “Line Group”, Fabrikën për prodhimin e uniformave të punës “ArtaTex”, si dhe bëri një vizitë në Çarshinë e Pejës.
Kryeministri Isa Mustafa me këtë rast tha se është kënaqësi takimi me ndërmarrës të vyeshëm, të guximshëm të cilët po hapin vende të punës, po krijojnë perspektivë të zhvillimit ekonomik të Kosovës.
“Po ndihmojnë po ashtu që ta përmirësojnë bilancin tregtar me jashtë për arsye se po investojnë produkte të cilat janë konkurruese jo vetëm brenda, por edhe me tregun evropian, atë zviceran dhe në Gjemani. Na vjen shumë mirë që ka eksporte atje dhe planifikohet të investohet në linja të reja të cilat do të eksportojnë. Unë do të marrë parasysh të gjitha vërejtjet, sugjerimet e jo vetëm shprehjet e mira të bizneseve lidhur me politikat e deritanishme fiskale, por çdo vërejtje, sugjerim i cili do të ndihmojë që ambienti të bëhet më i përshtatshëm për biznese, sepse këto biznese meritojnë pa marrë parasysh madhësinë e tyre që të përkrahen. Unë mendoj se një koalicion shumë më i fortë me biznese do ta qoj Kosovën përpara në pikëpamje të zhvillimit ekonomik, në pikëpamje të punësimit dhe të eksportit që ne synojmë”, tha kryeministri Mustafa.
E përbashkëta e përfaqësuesve të bizneseve që janë vizituar nga kryeministri Isa Mustafa ishte qëndrimi i tyre se reformat e fundit të ndërmarra nga Qeveria e Kosovës e kanë lehtësuar ndjeshëm mundësinë që bizneset kosovare të jenë sa më konkurrente në treg.
Ata njëkohësisht shprehën bindjen e plotë se Qeveria dhe Komuna do të vazhdojnë përkrahjen për rritjen e kapaciteteve dhe kualitetit të prodhimeve kosovare për eksport jashtë vendit, si mënyra më e mirë për zhvillim ekonomik dhe zvogëlim të papunësisë.
/Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Masa 2.2 në mbështetje të bizneseve për qasje në financa, Qeveria ndan rreth 7 milionë euro për sektorin privat
Kurti kritikon bllokimin e Ligjit për Fondin Sovran nga Gjykata Kushtetuese: Uroj të mos dalin paralajmërimet e opozitës
Si të zgjidhni veturën ideale për ju?
Kurti kritikon bllokimin e Ligjit për Fondin Sovran nga Gjykata Kushtetuese: Uroj të mos dalin paralajmërimet e opozitës
Si të zgjidhni veturën ideale për ju?
Një përbërës, qindra mundësi gatimi - Ky është sugjuku nga MEKA
Magjia e festave fillon në Albi Mall, ndezja e dritave bëhet më 15 nëntor
Gjermania ka shitur 50 mijë Bitcoin me çmimin prej 50 mijë eurosh për njësi në korrik
ZRRE merr vendim që për sezonin 2024/2025 konsumatorët do të paguajnë njëjtë për ngrohje
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Kompletoje look-un me 50% zbritje
Më të lexuarat
Xheneta i heq çmimit të madh 10 mijë euro, dëgjon fjalët që Xuxi tha për familjen e saj: E degjeneruar, e ka lënë nëna kur i ka pasur një vjet
Trump zgjedh shefin e ri të CIA-s
Tifozët e Barcelonës i luten Laportas ta transferojë sensacionin e këtij sezoni që ngjan me lojën e Messit
Gjashtë fitore nga gjashtë duele profesionale - Benjamin Imeri është i gatshëm të dhurojë spektakël këtë fundjavë
Shoferi besnik i Princeshës Diana flet për herë të parë pas 27 vitesh: Më pushuan nga puna pa arsye, po të vozisja unë në natën tragjike ajo sot do të ishte gjallë
Gjiganti amerikan i naftës del kundër Trumpit: SHBA-ja nuk duhet të largohet nga Marrëveshja e Parisit