Ish-kryeministri njëherësh kryetari i LDK-së, Isa Mustafa ka thënë se Asociacionin e Komunave me shumicë serbe nuk e ka themeluar ai e as LDK-ja.
Mustafa përmes një postimi në Facebook, ka thënë se vendimin për themelimin e Asociacionit e ka nënshkruar presidenti Hashim Thaçi më 19 prill 2013.
” Më detyroni tu them mjaftë mos gënjeni, Ty President Thaçi, Kryetar i Kuvendit Veseli, Ministër i Drejtësisë, Tahiri, Ministër i Shëndetësisë, Ismajli, deputete Kada-Bujupi. Janë gënjeshtra se Asociacionin e kam themeluar unë si Kryeministër ose LDK-ja, se Asociacioni me këtë dokument ka kompetenca ekzekutive dhe është pushtet i tretë dhe se ai bazohet në Rezolutën 1244″, ka shkruar Mustafa.
Postimi i plotë:
Më detyroni tu them mjaftë mos gënjeni, Ty President Thaçi, Kryetar i Kuvendit Veseli, Ministër i Drejtësisë, Tahiri, Ministër i Shëndetësisë, Ismajli, deputete Kada-Bujupi.
Asociacionin e Komunave me shumicë Serbe nuk e kam themeluar unë, sa isha Kryeministër, as LDK-ja. Vendimi për themelimin e Asociacionit lindi me Marrëveshjen e Parë të Parimeve që Rregullojnë Normalizimin e marrëdhënieve, të dt. 19 prill 2013, të nënshkruar nga Hashim Thaçi, në emër të Kosovës dhe nga Ivica Daçiq, në emër të Serbisë. Kjo marrëveshje është ratifikuar me Ligj të veçantë në Kuvendin e Kosovës me mbi 2/3 e deputetëve si marrëveshje ndërkombëtare. Nga 15 pikat e Marrëveshjes së parë, gjashtë pikat e para i destinohen Asociacionit , nënshkruar nga Hashim Thaçi), si vijon:
1. Do të krijohet një Asociacion/Bashkësi e Komunave me Shumicë Serbe në Kosovë. Anëtarësimi do të jetë i hapur për çdo komunë tjetër nëse anëtarët janë në pajtim;
2. Bashkësia/Asociacioni do të themelohet përmes statutit. Shpërbërja e tij mund të bëhet vetëm me vendim të komunave pjesëmarrëse. Do të ketë garanci ligjore përmes ligjit aplikues dhe të drejtës kushtetuese (përfshirë rregullën për shumicën prej 2/3)
3. Struktura e Asociacionit /Bashkësisë do të themelohet mbi të njëjtën bazë si dhe statuti ekzistues i Asociacionit të Komunave të Kosovës, p.sh. Kryetari, Nënkryetari, Kuvendi, Këshilli.
4. Në përputhje me kompetencat e parapara me Kartën Evropiane të Vetëqeverisjes Lokale dhe ligjin e Kosovës, komunat pjesëmarrëse do të kenë të drejtë të bashkëpunojnë në ushtrimin kolektiv të kompetencave të tyre përmes Bashkësisë/Asociacionit. Asociacioni/Bashkësia do të ketë vështrim të plotë mbi fushat e zhvillimit ekonomik, arsimi, shëndetësia, planifikimi urban dhe rural.
5. Asociacioni/Bashkësia do të ushtrojë kompetenca të tjera shtesë siç mund të delegohen nga autoritetet qendrore.
6. Bashkësia/Asociacioni do të ketë rol përfaqësues te autoritetet qendrore dhe për këtë qëllim do të ketë një përfaqësues në Këshillin Konsultativ të Komuniteteve. Në përmbushje të këtij roli parashihet funksioni monitorues.
Më 25 gusht 2015 unë kam nënshkruar dokumentin “Asociacioni/Bashkësia e Komunave me Shumicë Serbe në Kosovë-parimet themelore/elementet kryesore”. Në pjesën e bazës legale thuhet:
1) Asociacioni/Bashkësia e Komunave me Shumicë Serbe në Kosovë themelohet si një asociacion/bashkësi e komunave e bazuar në Marrëveshjen e Parë, Ligjin mbi Ratifikimin e Marrëveshjes së Parë dhe ligjet e Kosovës.
2) Bazuar në Marrëveshjen e Parë e cila njeh karakterin e veçantë, Qeveria e Kosovës do të adoptoj një dekret të aplikueshëm drejtpërdrejt, i cili do të shqyrtohet nga Gjykata Kushtetuese. Asociacioni/Bashkësia do të jetë entitet legal i definuar me Statut..
Është paraparë po ashtu (pika 21) që çdo ndryshim i Statutit i nënshtrohet shqyrtimit nga Gjykata Kushtetuese. Në të gjitha bisedat kam qenë unë si Kryeministër dhe z. Thaçi si zëvendëskryeministër.
Ky dokument thotë qartë se Asociacioni themelohet sipas ligjeve të Kosovës dhe se Statuti i nënshtrohet Gjykatës Kushtetuese. Pra se asgjë nuk është përfundimtare pa mendim të Gjykatës Kushtetuese.
Prandaj janë gënjeshtra se Asociacionin e kam themeluar unë si Kryeministër ose LDK-ja, se Asociacioni me këtë dokument ka kompetenca ekzekutive dhe është pushtet i tretë dhe se ai bazohet në Rezolutën 1244.
Para se të shkoj në Bruksel, unë kam kërkuar dhe kam marrë zotimet eksplicite, me shkrim, të përfaqësuesve më të lartë të BE-së se Asociacioni nuk do të jetë nivel i tretë i qeverisjes dhe se nuk do të ketë fuqi ekzekutive. Këtë e dijnë edhe ata që kanë qenë me mua në këtë proces.
Është turp që të tentohet të njollosem unë dhe LDK me të pavërteta, për të krijuar hapësirë për të bërë pazare me territorin e Kosovës. Këta dhe lakejtë e tyre duhet ta kenë të qartë se nuk mund ta thyejnë LDK-në, se unë do të jam në krye të LDK-së deri në fund të mandatit dhe se për zgjedhjet e ardhshme shohim e bëjmë, prapë sipas vullnetit dhe besimit te anëtarësisë së LDK-së. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëSerbia “mobilizohet” për zgjedhjet në Kosovë
Sulmoi nxënësit brenda shkollës në Suharekë, publikohet momenti kur polici vrau qenin
Aksion i policisë në veri të Mitrovicës, gjenden armë dhe pajisje për kriptovaluta
Tre gjyqtarë bllokohen në ashensorin e Pallatit të Drejtësisë, kryesindikalisti Rrustemi: Po na rrezikohet jeta
Clarke: Ka diçka të pazakontë në raportet e autopsisë, disa gjurmë të lëndimeve me armë zjarri janë të palogjikshme
Policia kërkon dy persona në Prishtinë, dyshohen për vjedhje
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Gjesti habit me deklaratën: Nëse kam aq shumë fansa, atëherë po ia fus gjumit dhe po e fitoj Big Brother-in
Pas Lojërave Olimpike, hakohen edhe faqet e Bloomberg në Facebook dhe Instagram - publikohet fotografia e Gjestit
Me inteligjencën artificiale 'jetësohen' figurat historike shqiptare
Real Madridi po ia rrëmben Barcelonës top shënjestrën nga dora
Trump deklaroi se Spanja është pjesë e BRICS, reagon qeveria spanjolle
Përfundon dueli i nëntë golave: Nga turpërimi, kalon në ngadhënjim - çfarë Barcelone!