LAJMI I FUNDIT:

Mustafa publikon letrën e Mogherinit të vitit 2015, ku thuhet se Asociacioni i Komunave Serbe nuk do të ketë fuqi ekzekutive

Mustafa publikon letrën e Mogherinit të vitit 2015, ku thuhet se Asociacioni i Komunave Serbe nuk do të ketë fuqi ekzekutive
Foto: Ridvan Slivova

Lideri i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa ka publikuar një letër të cilën e kishte pranuar nga Përfaqësuesja e Lartë e BE-së, Frederica Mogherini, para nënshkrimit të marrëveshjes për Asociacionin e Komunave Serbe, në të cilën thuhet e ky asociacion nuk do të ketë fuqi ekzekutive.

Mustafa thekson se këtë letër të pa publikuar më parë ia ka prezantuar gjatë takimit që pati sot me të dërguarin e Bashkimit Evropian (BE) për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak.

“Më 24 gusht të vitit 2015, një ditë para nënshkrimit të Marrëveshjes mbi Parimet e Përgjithshme/Elementet Kryesore të Asociacionit,  nga Përfaqësuesja e Lartë e BE-së, Frederica Mogherini e kam pranuar letrën me këtë përmbajtje: “Në kontekstin e diskutimit tonë për themelimin e Asociacioni/ Bashkësisë  së Komunave  me Shumicë Serbe, dua të konfirmoj se është kuptim i BE-së, se Asociacionit/Bashkësia – në harmoni  me Marrëveshjen   e  Parë dhe ligjet e Kosovës – nuk do të konstituohet si nivel i tretë i qeverisjes dhe nuk do ketë fuqi ekzekutive. BE, në ushtrimin e rolit të tij si fascilitator i dialogut Prishtinë-Beograd do të vazhdojë të monitorojë respektimin dhe implementimin nga të dy palët të Marrëveshjes së Parë dhe marrëveshjeve të tjera të arritura në dialog””, shkruan Mustafa në Facebook.


Mustafa tha se këtë letër nuk e ka bërë publike kur është akuzuar nga Lëvizja Vetëvendosje dhe partitë e tjera të opozitës për këtë marrëveshje, sepse akuzat i ka konsideruar të pabaza.

“Sot në diskutimin që e pata me z. Lajçak ia prezantova zotimin e BE-së që e kam marrë nga zonja Mogherini.  Dua të theksoj se këtë letër nuk e kam bërë publike në kohën kur akuzohesha nga VV dhe partitë e tjera të opozitës për këtë marrëveshje, sepse ato akuza i kam konsideruar të pabaza dhe vetëm si një kauzë politike kundër Qeverisë që e drejtoja.  Bashkëngjitur letra e Përfaqësueses së lartë të BE-së, znj. Mogherini e cila në atë kohë ishte Nënkryetare e Komisionit Evropian dhe Ministre e Jashtme e BE-së”, shkruan Mustafa.

I dërguari i Bashkimit Evropian (BE) për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak ka thënë se nuk ka marrëveshje Kosovë-Serbi pa zbatimin e Asociacionit të komunave serbe pasi sipas tij për këtë Kosova është zotuar.

Lajçak: Nuk ka marrëveshje Kosovë-Serbi pa Asociacionin e komunave serbe
Lexo po ashtu Lajçak: Nuk ka marrëveshje Kosovë-Serbi pa Asociacionin e komunave serbe

Ai pas përfundimit të takimeve në Kosovë në një konferencë për media tha se gjatë këtyre tri ditëve në takimet që ka pasur me përfaqësues të pozitës dhe opozitës nuk ka pasur ndonjë problem për pikën e marrëveshjes rreth Asociacionit të Komunave Serbe në Kosovë. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Rohde viziton deponinë në Mirash: Gjithçka këtu është e ndotur – ajri, uji dhe toka

Rohde viziton deponinë në Mirash: Gjithçka këtu është e ndotur – ajri, uji dhe toka

Lajme
Raportimet për rritjen e tarifave të energjisë elektrike, ZRRE del me njoftim

Raportimet për rritjen e tarifave të energjisë elektrike, ZRRE del me njoftim

Lajme
FSK-ja mban ushtrime në Mitrovicë, apelohet tek banorët për reduktim të lëvizjeve

FSK-ja mban ushtrime në Mitrovicë, apelohet tek banorët për reduktim të lëvizjeve

Siguri
Arrestohet një serb i dyshuar për krime lufte në Kosovë, Prokuroria Speciale jep detaje

Arrestohet një serb i dyshuar për krime lufte në Kosovë, Prokuroria Speciale jep detaje

Drejtësi
Shqipëria me buxhet 7.1 miliardë euro por investimet mbeten prapa

Shqipëria me buxhet 7.1 miliardë euro por investimet mbeten prapa

Lajme
Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Sociale
Kalo në kategori