LAJMI I FUNDIT:

Mustafa: Nuk kemi informacione për Demirin dhe Ismailloviqin, do të bashkëpunojmë me Shkupin për rastin “Monstra”

Mustafa: Nuk kemi informacione për Demirin dhe Ismailloviqin, do të bashkëpunojmë me Shkupin për rastin “Monstra”

Ministri i Punëve të Brendshme i Kosovës Ekrem Mustafa, sot deklaroi se nuk posedojnë informacione ku ndodhen Alil Demiri dhe Afrim Ismailloviq, të cilët janë të akuzuar për rastin “Monstra” dhe për të cilët ka informacione se ndodhen në Kosovë.

Mustafa pas ushtrimeve taktike trepalëshe të Policisë së Maqedonisë, Kosovës dhe Shqipërisë, tha se Prishtina do të bashkëpunojë me Shkupin dhe do të veprojë sipas ligjeve në lidhje me kërkesën për ekstradimin e tyre, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Për momentin nuk kemi informacione se ku ndodhen, por ne do të veprojmë në pajtim me procedurat ligjore dhe do të bashkëpunojmë me Maqedoninë e Veriut”, deklaroi Mustafa, duke u përgjigjur në pyetjen nëse ka informacione për Demirin dhe Ismailloviqin.


Ndryshe, Alil Demiri dhe Afrim Ismailloviq janë në mesin e të akuzuarve për vrasjen e pesëfishtë në Liqenin e Smillkovës më 12 prill të vitit 2012, që në opinion njihet si rasti “Monstra”.

Ka informacione se ata ndodhen në Kosovë, ndërsa autoritetet e Shkupit pas lëshimit të fletarrestit ndërkombëtar kanë kërkuar nga Prishtina që t’i ekstradojë në vend./Telegrafi/

Të gjitha lajmet nga Rasti Monstra
Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Rasti Monstra

Në trend Lajme

Më shumë
Çfarë do të ndodhë nëse SHBA largon trupat, flet ish-komandanti i misionit të NATO-s në Kosovë

Çfarë do të ndodhë nëse SHBA largon trupat, flet ish-komandanti i misionit të NATO-s në Kosovë

Lajme
Skandal në Aeroportin e Beogradit: Vajza portugeze keqtrajtohet veç pse mbante një bluzë me flamurin shqiptar

Skandal në Aeroportin e Beogradit: Vajza portugeze keqtrajtohet veç pse mbante një bluzë me flamurin shqiptar

Lajme
Kur do të mund të formohet Qeveria e re e Kosovës?

Kur do të mund të formohet Qeveria e re e Kosovës?

Lajme
Berisha akuzon komisionerët për dallavere në numërim: Janë militantë partiakë e familjarë të kandidatëve

Berisha akuzon komisionerët për dallavere në numërim: Janë militantë partiakë e familjarë të kandidatëve

Lajme
Franca nderon ish prokuroren Drita Hajdari me medaljen Kalorës i Urdhrit Kombëtar të Meritës

Franca nderon ish prokuroren Drita Hajdari me medaljen Kalorës i Urdhrit Kombëtar të Meritës

Lajme
Gruaja shqiptare e burri serb kanosen nga disa serbë të Banjskës, u kërkohet të largohen

Gruaja shqiptare e burri serb kanosen nga disa serbë të Banjskës, u kërkohet të largohen

Lajme
Kalo në kategori