Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, në një konferencë për medie pas mbajtjes së Kuvendit të Punës së kësaj partie, tha se janë duke punuar në sigurimin e votave për mocionin e mosbesimit. Ai ka folur edhe për publikimin e fotos nga deputetja e PDK-së, Flora Brovina, duke thënë se ndjen keqardhje për të, por se është problemi te politikat e PAN-it, atyre që sot janë në pushtet.
Sipas tij, përveç me LVV-së dhe PSD-së janë duke u munduar që të sigurojnë vota edhe nga partitë e koalicionit aktual.
“Jemi shumë të interesuar që si LDK t’i kontribuojmë forcimit të shtetit të Kosovës, t’i kontribuojmë forcimit ekonomik dhe punësimit të njerëzve dhe të kontribuojmë që Kosova të del para opinionin ndërkombëtar si shtet i fortë. Ne do të vazhdojmë ne do të ftojmë edhe VV dhe PSD që t’i bëjmë bashkërisht nënshkrimet. Do t’i presim dhe do mundohemi që të përfitojmë dikë nga partitë e koalicionit. Si LDK jemi në gjendje që prej sot të japim nënshkrimet tona dhe do kërkojmë edhe nga të tjerët që ta bëjmë këtë punë”, shtoi Mustafa.
Ai ka folur edhe për publikimin e fotos nga deputetja e PDK-së, Flora Brovina, që u pretendua të jetë skenë e një dhunimi nga forcat serbe, por që më pas rezultoi të mos ishte ashtu.
Mustafa tha se është për keqardhje plasimi i fotove të tilla pa e ditur burimin sepse prekin dinjitetin e grave dhe burrave të cilët kanë përjetuar dhunë seksuale gjatë luftës së fundit në Kosovë.
Kreu i LDK-së u shpreh se nuk duhet të vihet në dyshim ekzistimi i dhunimeve, gjenocidit dhe agresionit serb para 20 vitesh në Kosovë, por se me të tilla çështja duhet të merret drejtësia.
Ai tha se nuk e bën përgjegjëse vetëm deputeten Brovina në këtë rast, por edhe partinë e saj dhe tërë koalicionin qeveritar që, sipas tij, mbulon paaftësinë për të udhëhequr me të tilla skandale.
“Nuk e shoh në këtë rast përgjegjëse vetëm zonjën Brovina për këtë situatë.Unë shpreh keqardhje që asaj i ka ndodhur kjo, sepse është një grua e cila në një formë e ka një histori të saj të angazhimit për të drejtat e grave dhe për të drejtat e njeriut. Por është problemi te politikat e PAN-it, d.m.th. të atyre që sot janë në pushtet, edhe të Partisë Demokratike dhe të subjekteve të tjera që duan me çdo kusht të mbajnë pushtetin duke prodhuar skandale dhe duke prodhuar situata në mënyrë që përmes tyre ta mbulojnë atë çfarë sot po mungon në Kosovë/E, që po mungon një qeverisje e drejtë dhe po mungon zgjidhja e problemeve të qytetarëve dhe ku kemi korrupsion të lartë”, deklaroi Mustafa, raporton KosovaPress.
I pyetur se mbrapa këtij skandali, sipas Brovinës, qëndron një ish-deputete e LDK-së, Mevlyde Saraçi, Mustafa tha se kjo mbetet çështje e drejtësisë ta zgjidhë dhe se Saraçi ka dalë me një deklaratë të sajën.
Mustafa shtoi se të mbijetuarit e dhunës seksuale dhe i tërë opinioni publik në këto momente nuk ka nevojë për të tilla skandale./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëÇahet toka në kodrat e Porto-Romanos, banorët ngrenë dyshime
Gjuajtje me armë në Prishtinë, policia nis hetimet
Fule: Është zhdukur plotësisht i ashtuquajturi motor i zgjerimit në BE
Barnatoret nuk zbatojnë vendimin e Ministrisë së Shëndetësisë për çmimet e barnave
Vdekja e ish-presidentit gjerman, Sejdiu: Kohler nënshkroi letrën për njohjen e pavarësisë së Kosovës
Ngjarje e rëndë në Tiranë, babai vret djalin e tij
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Dalin shifrat, sa emigrantë nga Shqipëria e Kosova në SHBA mund të dëbohen pas urdhrit të Trump
Tre lojtarët që Ronaldo i kishte kërkuar Real Madridit t'i transferonte në vitin 2017 - por Perez refuzoi
Dyshime se planifikonin vrasje, avokatja e familjes Elshani: Familja ishte e gatshme të ofronte gjithçka që kishin
Vinicius i dërgon mesazh Arabisë Saudite pas mega-ofertës që ka pranuar
Afati kalimtar i janarit: Transferimet minutë pas minute, emra të mëdhenj në bisedime
Ronaldo thotë se Man City do të ketë 'frikë' nga Real Madridi, pasi është bërë parashikimi i Ligës së Kampionëve