Ish kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, thotë se përgjimet e publikuara ndërmjet shefes së Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila me kryeterroristin Milan Radoiçiq tregojnë për bashkëpunimin e qeverisë Kurti me Listën Serbe.
Ai thotë se Radoiçiq ka pasur rol edhe në zgjedhjen e presidentes Vjosa Osmani, duke u bazuar në deklaratën e kryetarit të AKR-së, Behgjet Pacolli, se ai ka biseduar me Radoiçiq në prezencë të kryeministrit Albin Kurti dhe atëherë kandidates për presidente, Vjosa Osmani.
Mustafa, i cili në vitin 2014-2017 sa ka qenë kryeministër ka pasur koalicion me Listën Serbe, thotë se nuk është takuar asnjëherë me Radoiçiq dhe se ai s’ka pasur ndikimin në qeverinë e tij.
Mustafa në një intervistë për KosovaPress, komenton edhe lakimin e emrit të tij në bisedat e publikuara të koordinatores së Komiteteve në Lëvizjen Vetëvendosje, Dejona Mihali me ish kryeshefin e KEK-ut, Nagip Krasniqi.
“Mirë që kanë dal këto në opinion sepse është krijuar një përshtypje në opinion se LVV-ja që është në pushtet nuk bashkëpunon me Listën Serbe. Tani del se jo vetëm që ka bashkëpunuar por ka qenë në një lloj koalicioni me Listën Serbe. T’i nuk mund të kërkosh nga shefi i Grupit Parlamentar të Listës Serbe që ata të vijnë në Kuvend dhe të votojnë për një ligj apo për një gjykatës të Gjykatës Kushtetuese për çështje që janë me rëndësi për Kosovë dhe mos të kesh një marrëveshje me ata, pasi kjo s’ka ndodhur me parti të tjera që kanë qenë në opozitë. Çështje të tjera pastaj janë që kërkojnë edhe përgjegjësi morale, etike dhe përgjegjësi ligjore. Si mund të kërkosh prej një njeri që ka qenë i ndjekur ligjërisht që ai të kryejë punë ose të sjell vendime që i kërkon kuvendi apo qeveria nesër”, thotë ai.
Sipas tij, roli i terroristit Radoiçiq në estabilishmentit duket të ketë qenë i madh. Ai thotë se i beson kryetarit të AKR-së, Behgjet Pacolli, kur deklaroi se ka biseduar me Radoiçiq në praninë e Kurtit e Osmanit, pak para se kjo e fundit të zgjedhej presidente.
“Ishte edhe një deklaratë e zotëri Pacollit se ata kanë biseduar në mënyrë të drejtpërdrejtë… S’kemi arsye të mos i besojmë njërit i cili del dhe thotë se unë kam fol me Radoiçiqin në prezencën e këtyre (Kryeministrit) edhe të presidentes”, shton Mustafa.
Ai nënvizon se nuk është takuar anjëherë me terroristin Milan Radoiçiq, gjatë kohës si kryeministër ka qenë në koalicion me Listën Serbe.
“Ka qenë nënkryetar (Listës Serbe), por se kam takuar kurrë. S’kam biseduar asnjëherë me të. Ne kemi pasur relacione të hapura me Listën Serbe, pasi ka qenë pjesë e koalicionit qeveritar dhe ne kemi pas atëherë tre ministra të Listës Serbe në qeveri. Kanë qenë deputetë por ne kemi komunikuar me ministra që kanë qenë aty. Në atë kohë i kam shkarkuar dy ministra të cilët nuk vepronin në suaza të politikave dhe kërkesave tona. Por asnjë çështje se kemi bërë pas perde me ata edhe asnjë vendim se kemi pruar. Me Radoiçiqin s’jam takuar dhe atëherë s’ka qenë fare aktual ai në Kosovë”, thekson Mustafa.
Krahas këtyre, Mustafa thotë se nuk e ka marrë afër zemrës edhe ofendimin e koordinatores së LVV-së, Dejona Mihali në komunikimet që dolën në media me ish kryeshefin e KEK-ut, Nagip Krasniqi.
Ai thekson se vendimmarrja e saj të cilën e quan parapolitike në institucione është e dëmshme për vendin.
“Këto gjëra nuk i marr afër zemrës. Në fakt është krijuar një frymë e tillë e ofendimeve, kritikave të pabaza për të cilat as që kam dëshirë të merrem dhe të kundër ofendojë dikë. Problemi është se kjo frymë është përkrah edhe me votat e qytetarëve pasi ka një subjekt në pushtet mbi bazën e veprimeve të tilla… Ato biseda flasin se kemi një para politike ose një sjellje para shtetërore tek qeveria. Disa veprojnë prej skenës kurse disa veprojnë prej prapaskenës. Kjo nuk është mirë sepse këta ia kanë votat dhe mund të marrin vendime, por ato duhet të jenë publike që shihen nga qytetarët dhe vendime që janë objektive. E dyta flet edhe për një brengosje të vet partisë se ata po bëjnë veprime që mund të kenë kundër-përgjigje ligjore ndaj tyre. Për atë flasin se këta na prenë në besë se ne nuk kemi pritë se do të bëjnë padi për ato veprime. Njerëzit që veprojnë jashtë ligjit, veprojnë prapa skenave, japin direktiva sesi duhet të bëjnë vendime ata që janë përgjegjës ata duhet të japin përgjegjësi”, thekson Mustafa.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Kontrolli i përbashkët kufitar Maqedoni e Veriut – Kosovë, inspektohen punimet për “One Stop Shop” në Bllacë

ESHS: Paga mesatare neto në dhjetor ishte 43.587 denarë

Pamje nga aksioni i policisë në veri – mbyllen katër qendra ilegale nën dyshimin se përmes tyre qytetarët u kushtëzuan të votonin një parti politike

Vjen reagimi i parë nga LVV, Sallahu: Limaj dhe Nisma kanë të drejtë kushtetuese që të bëjnë koalicion paszgjedhor

Edhe Bekë Berisha përfshihet në debatin për koalicione: Nënshtrimin për interesa të ngushta, mos na e shitni si vlerë kombëtare

Ibishi nuk e përjashton një koalicion të LDK-së me LVV-në

Komentoi koalicionet e mundshme të Nismës, Sallahu: Statusi im paraprak ka kuptim veç juridik e kurrsesi politik

Reagon Haradinaj: E keqja ka emër - Albin Kurti

Aksion i policisë në veri - mbyllen dy qendra ilegale, dyshohet se përmes tyre qytetarët u kushtëzuan të votonin një parti politike

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Tre kandidatë për deputetë morën vetëm nga dy vota në zgjedhje

Detaje të reja nga KQZ: Vetëm në tri komuna kanë mbetur votat pa u numëruar

Kandidatja për deputete nga Lista për Familje: E votova veten por nuk më figuron, ka manipulime

Flick emëron një klub që mund ta pengojë Barcelonën të fitojë Ligën e Kampionëve këtë sezon

“Kamera në hotele për t’i shantazhuar politikanët”, gazetari Panduri tregon detaje se çka zbuloi AKI-ja për spiunët e BIA-s serbe

Limaj, vetë i treti do t'i bashkëngjitej koalicionit qeverisës