LAJMI I FUNDIT:

Mustafa mori pjesë në samitin ‘Global Clinton Initiative’ (Foto)

Mustafa mori pjesë në samitin ‘Global Clinton Initiative’  (Foto)

Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, gjatë qëndrimit në New York, mori pjesë sot në samitin “Partneriteti për Prosperitet Global”, të Iniciativës Globale Clinton, e cila u hap nga Presidenti i 42-të i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Bill Clinton.

Mustafa, mori pjesë në pritjen zyrtare si dhe në hapjen e punimeve të takimit të sivjetshëm, ku ishin të pranishëm liderë të shteteve, përfaqësues të ekonomisë, filantropë dhe drejtues të organizatave jo qeveritare nga mbarë bota.

Gjatë pjesëmarrjes në këtë samit, kryeministri Mustafa i shoqëruar nga ministri i Punëve të Jashtme, Enver Hoxhaj, ka takuar drejtues të shteteve të botës, të organizatave ndërkombëtare e të shoqërisë civile, transmeton Telegrafi.


Kryeministri Mustafa u takua me Presidentin Clinton, ish-sekretaren amerikane, Madeleine Albright, me Presidentin e Shqipërisë, Bujar Nishani, Presidentin e Sri Lankës, Presidentin e Malavit dhe shumë personalitete të tjera të botës.

Më pas, Mustafa ka zhvilluar një takim të ndarë me kryeministrin e Samoas, Tuilaepa Malielegaoi.

Gjatë takimit, kryeministri Mustafa e ka njoftuar për progresin e arritur në Kosovë, në të gjitha fushat.

Pasi e falënderoi për njohjen dhe përkrahjen e deritashme, kryeministri Mustafa kërkoi mbështetjen e Samoas për fuqizimin e subjektivitetit ndërkombëtar të Kosovës, duke përfshirë përmbylljen e procesit të njohjeve dhe anëtarësimin e Kosovës në organizata ndërkombëtare.

Kryeministri Mustafa, po ashtu, theksoi vullnetin e Kosovës për vendosjen e marrëdhënieve diplomatike me Samoan dhe forcimin e bashkëpunimit bilateral.

Gjatë ditës, kryeministri Mustafa, do të takojë edhe drejtuesit e Bashkimit Evropian, kongresmenë amerikanë dhe përfaqësues të USAID-it. /Telegrafi/

ise clinton
clint
isa new york
isa albright
ise konf
isa new

Në trend Lajme

Më shumë
Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Lajme
Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Politikë
Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Politikë
Ish-ambasadori i Kosovës në Tajlandë: Vizita e Maqedoncit në Tajvan, lëvizja më e dëmshme në historinë e politikës së jashtme

Ish-ambasadori i Kosovës në Tajlandë: Vizita e Maqedoncit në Tajvan, lëvizja më e dëmshme në historinë e politikës së jashtme

Lajme
Rezultati zgjedhor, analistët paralajmërojnë qeverisje të përkohshme

Rezultati zgjedhor, analistët paralajmërojnë qeverisje të përkohshme

Lajme
“NISMA është për qeveri të opozitës”, Zafir Berisha: Koalicioni me Albinin është koalicion me Serbinë

“NISMA është për qeveri të opozitës”, Zafir Berisha: Koalicioni me Albinin është koalicion me Serbinë

Lajme
Kalo në kategori