LAJMI I FUNDIT:

Mustafa mori përkrahjen e EPP-së për proceset evropiane të Kosovës

Mustafa mori përkrahjen e EPP-së për proceset evropiane të Kosovës

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Isa Mustafa, gjatë qëndrimit në Holandë ku do të marr pjesë në samitin e liderëve të shteteve dhe partive anëtare të Partisë Popullore Evropiane (EPP), u takua sot me nikoqirin e kësaj ngjarje të rëndësishme evropiane, presidentin e EPP-së, Joseph Daul.

Sipas një njoftimi, gjatë takimit, kryeministri Mustafa dhe presidenti Daul kanë biseduar për zhvillimet pozitive në Kosovë si dhe për përkrahjen e mëtejme të EPP-së për proceset eurointegruese të Kosovës dhe më gjerë.


Pasi e njoftoi për progresin që po arrihet në zhvillimin ekonomik, hapjen e vendeve të punës dhe në fuqizimin e shtetit, kryeministri Mustafa theksoi përkushtimin e plotë të Qeverisë së Kosovës për proceset eurointegruese, thuhet në njoftim.

Më tej shtohet se kryeministri Isa Mustafa, duke e falënderuar për përkrahjen vendimtare të EPP-së dhe të presidentit Daul për Kosovën në fazat e deritashme, kërkoi mbështetjen e familjes së madhe të EPP-së për proceset eurointegruese të Kosovës.

“Presidenti i EPP-së, Joseph Daul, theksoi vlerësimin e tij për progresin e arritur dhe punën e përkushtimin e Qeverisë së Kosovës për avancimin e mëtejmë të proceseve demokratike e zhvillimore në Kosovë. Presidenti Daul, po ashtu, shprehu përkrahjen e tij dhe të EPP-së për proceset evropiane, zhvillimin ekonomik dhe proceset e tjera në Kosovë”.

Samiti i liderëve të shteteve dhe të qeverive, si dhe drejtuesve të partive opozitare anëtare të familjes së Partive Popullore Evropiane (EPP), do të zhvillohet sot në Mastriht të Holandës.

Në këtë samit ku do të jetë i pranishëm kryeministri Isa Mustafa, do të marrin pjesë edhe liderët e shumë shteteve dhe qeverive të BE-së, presidenti i Këshillit Evropian, Donald Tusk, Presidenti i Komisionit Evropian, Jean-Claude Juncker dhe kryetari i Grupit të EPP-së në Parlamentin Evropian, Manfred Weber. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Ambasadori i Finlandës: Anëtarësimi i Kosovës në NATO do të bëhet realitet

Ambasadori i Finlandës: Anëtarësimi i Kosovës në NATO do të bëhet realitet

Lajme
“Veriu nuk e mbulon korrupsionin në institucione”, analistët komentojnë raportin e DASH-it për Kosovën

“Veriu nuk e mbulon korrupsionin në institucione”, analistët komentojnë raportin e DASH-it për Kosovën

Lajme
Alarmi i Alicia Kearns për Ballkanin, politologët komentojnë deklaratën e deputetes britanike

Alarmi i Alicia Kearns për Ballkanin, politologët komentojnë deklaratën e deputetes britanike

Lajme
Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin

Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin

Lajme
“Paratë, ose do të vras djalin”, polici kërcënon qytetarin se nuk i dha ryshfet

“Paratë, ose do të vras djalin”, polici kërcënon qytetarin se nuk i dha ryshfet

Lajme
Parlamenti britanik miratoi mocionin e Alicia Kearns për Kosovën

Parlamenti britanik miratoi mocionin e Alicia Kearns për Kosovën

Lajme
Kalo në kategori