LAJMI I FUNDIT:

Mustafa: Kosova do të ketë rritje më të ulët ekonomike sesa ka vlerësuar qeveria

Mustafa: Kosova do të ketë rritje më të ulët ekonomike sesa ka vlerësuar qeveria

Ashtu sikurse edhe pothuajse e gjitha bota, edhe Kosova është duke u përballur me Coronavirusin e ri COVID-19, duke bërë kështu gjendjen të rënduar edhe në sektorin ekonomik, ku si pasojë shumë biznese kanë mbyllur aktivitetet e tyre.

Vlerësimet e para të qeverisë janë se do të ketë ulje të rritjes ekonomike nga 4 në 2 për qind, por ekspertët e ekonomisë thonë se sipas të gjitha gjasave, rënia do të jetë shumë më e madhe.

Ata rekomandojnë koncentrimin e mjeteve aty ku ka nevojë më së shumti, e sidomos në industrinë ushqimore, në mënyrë që të shmanget një krizë e rëndë ekonomike.

Njohësi i çështjeve ekonomike dhe ish-deputeti, Muhamet Mustafa, tha se Kosova do të ketë ulje të rritjes ekonomike shumë më shumë se sa ka vlerësuar qeveria.

Në një intervistë për KP, ai theksoi se duhet përgatitur për masa më të mëdha që kontribuojnë në krij imin e një sistemi për ringjalljen e disa prej aktiviteteve ekonomike.

Sa i përket pakos emergjente fiskale, Mustafa thotë se nevojiten analiza më të hollësishme në mënyrë që intervenimet të bëhen në ato pjesë ku mund të jepen rezultate më shpejt

“Një pjesë e madhe e aktiviteteve janë reduktuar në masë të dukshme. Vlerësimet e parë të qeverisë janë që do të ketë 200 milionë euro mungesë në buxhet dhe ulje të rritjes ekonomike nga 4 në 2 për qind. Unë mendoj se sipas të gjitha gjasave këto do të jenë shumë më të mëdha se sa ky vlerësim. Duhet të përgatitemi për të marrë masa sidomos në krijimin e një sistemi ku disa prej aktiviteteve ekonomike mund të ringjallen, veçanërisht industria ushqimore dhe ajo që mund të zëvendësonte importin është një fazë që aty duhet të insistojmë më së shumti me masa të caktuar a. Pakoja e parë që ishte 170 milionë kryesisht është në drejtimin e duhur, por duhet të bëhen analiza më të hollësishme dhe duke marrë parasysh këtë fazë, duhet intervenimet të jenë në ato pjesë ku mund të jepen fryte më shpejt dhe në mënyrë më efektive”, tha Mustafa.

Pavarësisht frikës së krijuar te qytetarët se mund të ketë mungesa të artikujve ushqimorë gjatë pandemisë me COVID-19, njohësi i çështjeve ekonomike thotë se nuk do të ketë mungesa të tilla.

“Nuk besoj se do të ketë mungesë të artikujve ushqimorë. Mendoj se kjo do të rregullohet. Problem është zvogëlimi i aktivitetit ekonomik, rënia e punësimit dhe keqësimi i situatës sociale. Mund të ketë rritje të çmimeve aty këtu, por besoj se qeveria duhet të intervenojë me rezervat e veta dhe të mos lejojë ngritje të çmimeve”, tha Mustafa.

Ndryshe, Ministria e Financa ve ka aprovuar Planin Operacional për pakon fiskale emergjente, ku sipas këtij vendimi obligohen të gjitha institucionet dhe njësitë përkatëse të propozojnë vendimet shtesë dhe të marrin të gjitha masat e nevojshme për zbatimin apo implementimin e kësaj pakoje.

Në trend Ekonomi

Më shumë
Rënia e madhe e standardeve të jetës - sa fitohet me të vërtetë në Gjermani?

Rënia e madhe e standardeve të jetës - sa fitohet me të vërtetë në Gjermani?

Botë
Me ble t're se u prish? -  Jo, ua rregullon Hausmeister

Me ble t're se u prish? - Jo, ua rregullon Hausmeister

Hausmeister
Bylmeti & benefitet e konsumimit të tij

Bylmeti & benefitet e konsumimit të tij

Meridian
Studioni për një diplomë prestigjioze të nivelit botëror Baçelor ose Master në Kolegji CITY, Kampusi i Universitetit të York-ut në Evropë në Selanik të Greqisë

Studioni për një diplomë prestigjioze të nivelit botëror Baçelor ose Master në Kolegji CITY, Kampusi i Universitetit të York-ut në Evropë në Selanik të Greqisë

CITY College
49 VITE – 49 Shpërblime

49 VITE – 49 Shpërblime

Gorenje Department Store
Ofertat e Auto Mita t’bojnë me kerr t’ri –  filluar nga 179 euro në muaj

Ofertat e Auto Mita t’bojnë me kerr t’ri – filluar nga 179 euro në muaj

Auto Mita
Kalo në kategori