LAJMI I FUNDIT:

Mustafa: Institucionet tona duhet të punojnë më shumë për sistemin e arsimit

Mustafa: Institucionet tona duhet të punojnë më shumë për sistemin e arsimit

Kryeministri në detyrë, Isa Mustafa ka uruar të gjithë nxënësit me rastin e fillimit të vitit të ri shkollor, duke thënë se arsimimi cilësor, avancimi i dijes dhe përgatitja bashkëkohore profesionale janë parakushte themelore për zhvillimin e vendit.

Mustafa në një postim në rrjetin social Facebook shkruan se institucionet duhet të punojnë më shumë për të krijuar kushte duke përkrahur në çdo formë sistemin e arsimit dhe edukimit, gjë që do të ndikojë drejtpërdrejt edhe në vlerësimet ndërkombëtare për vendin.

Lexoni të plotë postimin e Mustafës në Facebook:


“Të dashur nxënës dhe mësimdhënës të Kosovës,

Urimet më të përzemërta për fillimin e vitit të ri shkollor në shkollat fillore dhe të mesme.

Arsimimi cilësor, avancimi i dijes dhe përgatitja bashkëkohore profesionale janë parakushte themelore për zhvillimin e vendit tonë.

Krijimi i brezave të rinj, që arritjet e tyre në të gjitha fushat, i bazojnë në dije dhe aftësi intelektuale, na garanton mirëqenie e zhvillim afatgjatë.

Institucionet tona duhet të punojnë më shumë për të krijuar kushte duke përkrahur në çdo formë sistemin e arsimit dhe edukimit, gjë që do të ndikojë drejtpërdrejt edhe në vlerësimet ndërkombëtare për vendin.

Urime dhe ju priftë e mbara!”. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Eksperti i sigurisë: Largimi eventual i ushtarëve amerikanë nga Kosova do të ishte shqetësues, problemi real janë raportet politike

Eksperti i sigurisë: Largimi eventual i ushtarëve amerikanë nga Kosova do të ishte shqetësues, problemi real janë raportet politike

Siguri
Kush u bë e kush u zhgënjye, përmbledhje e kandidatëve për deputetë

Kush u bë e kush u zhgënjye, përmbledhje e kandidatëve për deputetë

Lajme
Trump kritikon ndarjen e fondeve të USAID-it, përmend Kosovën dhe Serbinë

Trump kritikon ndarjen e fondeve të USAID-it, përmend Kosovën dhe Serbinë

Lajme
“Trupat amerikane mund të largohen nga Kosova”, shkruan Bild – mediumi gjerman sjell edhe skenarët e mundshëm për vendet e tjera evropiane

“Trupat amerikane mund të largohen nga Kosova”, shkruan Bild – mediumi gjerman sjell edhe skenarët e mundshëm për vendet e tjera evropiane

Lajme
Gashi: Prokuroria s’pati nevojë ta detyrojë Kurtin përmes Gjykatës, çështja u politizua

Gashi: Prokuroria s’pati nevojë ta detyrojë Kurtin përmes Gjykatës, çështja u politizua

Lajme
Janë verifikuar mbi 38 mijë pako të votave të ardhura përmes postës

Janë verifikuar mbi 38 mijë pako të votave të ardhura përmes postës

Lajme
Kalo në kategori