LAJMI I FUNDIT:

Mustafa: Është në dorën e Vetëvendosjes nëse Nisma do të jetë pjesë e Qeverisë

Mustafa: Është në dorën e Vetëvendosjes nëse Nisma do të jetë pjesë e Qeverisë

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Isa Mustafa, ka bërë të ditur se nuk do të ketë marrëveshje me Lëvizjen Vetëvendosje (LVV) për bashkëqeverisje, pa ndodhur certifikimi i rezultateve të zgjedhjeve.

I pari i LDK-së, ka thënë se po të shkonin gjërat mirë, marrëveshja me VV-në do të ndodhte brenda javës, por vendimi i PZAP-së për të rinumëruar 1,472 vendvotime do të ndikojë që kjo marrëveshje pa vullnetin e tyre të shtyhet për disa jave.

Vendimi i PZAP-së për anulimin e votave të ardhura nga Serbia, e lë LDK-në pa një deputet, megjithatë Mustafa ka sqaruar se pse nuk janë ankuar kundër këtij vendimi.


“Deputeti jonë i 29 ka qenë  i lidhur me atë që Nisma mbeti jashtë parlamentit për arsye jo vetëm të Listës  Serbe dhe votave që erdhën nga Serbia por edhe të numërimit të votave me kusht dhe votave nga diaspora. Ne fillimisht kemi kërkuar që të bëhet rinumërimi i plotë menjëherë pasi që është evidentua se në atë dokumentin e evidentimit të rezultateve ka munguar një subjekt politik që ka marr pjesë në zgjedhje dhe ne thamë që të rinumërohen dhe të pastrohet çdo gjë dhe ne publikisht jemi shprehur kundër numërimit votave që kanë ardh nga Serbia dhe ne tash s’mund të dalim e ta kundërshtojmë një vendim të PZAP-it, i cili është në harmoni me atë çka e kemi thënë ne pa marr parasysh nëse humbim apo e fitojmë një deputet ne i konsiderojmë meritore vendimet e PZAP-it dhe vendimet e Gjykatës Supreme dhe çdo vendim ne do ta mirëpresim dhe do ta respektojmë”, ka thënë Mustafa për Ekonomia Online

Mustafa ka thënë se pavarësisht se hyrja e Nismës i lë LDK-në e VV-në pa katër deputetë, nuk do të rrezikojë formimin e qeverisë.

Ai nuk e përjashton mundësinë e bashkëqeverisjes me këtë parti, por shton se për këtë do të vendosë partia e parë.

“Nuk shoh ndonjë vështirësi, por duhet ta presim që të përfundojë procesi. Ajo duhet të jetë çështje e marrëveshjes me Vetëvendosjen përkatësisht e partisë së parë, në qoftë se Vetëvendosje do të vazhdon ta mbajë vendin e parë asaj do i bie të merr iniciativë lidhur me këto çështje dhe nuk na bien neve që të vëmë kushte. Por, unë konsideroj që nuk do të rrezikohet në asnjë rast koalicioni dhe formimi i qeverisë edhe në situatën kur Nisma hyn në Kuvend”, ka thënë Mustafa.

Mustafa ka treguar se ende nuk kanë diskutuar me VV-në për pozitën e Presidentin, por ka thënë  se kjo pozitë do të futet në marrëveshjen e koalicionit.

Ai  beson se ky post duhet t’i takojë LDK-së, ndërsa nuk përjashton mundësinë që ai të jetë kandidat i mundshëm. Por për këtë ka thënë se vendos partia e tij.

Në trend Lajme

Më shumë
Vjedhja e arit në vlerë 168 mijë euro në Prizren, policia arreston të dyshuarin dhe sekuestron disa prova materiale

Vjedhja e arit në vlerë 168 mijë euro në Prizren, policia arreston të dyshuarin dhe sekuestron disa prova materiale

Kronika e Zezë
FSK bën pranimin e Poligonit të Qitjes nga Komanda e Forcave Amerikane për Evropë (EUCOM)

FSK bën pranimin e Poligonit të Qitjes nga Komanda e Forcave Amerikane për Evropë (EUCOM)

Lajme
Murati: Ripërcaktimi i kufijve, zgjidhja e vetme për një Kosovë funksionale

Murati: Ripërcaktimi i kufijve, zgjidhja e vetme për një Kosovë funksionale

Lajme
I kërkuar për 15 raste të vjedhjeve, dorëzohet në polici i dyshuari në Pejë

I kërkuar për 15 raste të vjedhjeve, dorëzohet në polici i dyshuari në Pejë

Kronika e Zezë
​Sindikatat e pavarura të Kosovës: Katër vitet e Qeverisë Kurti ishin më të vështira

​Sindikatat e pavarura të Kosovës: Katër vitet e Qeverisë Kurti ishin më të vështira

Lajme
Banesat kolektive në veri të ndërtuara nga Serbia, do të legalizohen

Banesat kolektive në veri të ndërtuara nga Serbia, do të legalizohen

Lajme
Kalo në kategori