LAJMI I FUNDIT:

Musliu: Prokurimi publik, burim i korrupsionit (Video)

Musliu: Prokurimi publik, burim i korrupsionit (Video)

Betim Musliu nga Instituti i Kosovës për Drejtësi thotë se në Kosovë korrupsioni është zhvilluar me hapa shumë të shpejt dhe ka marrë shtrirje shumë të madhe thuajse në të gjitha segmentet e shoqërisë. Pra prokurimi publik është fusha ku buron korrupsioni dhe të gjitha institucionet janë të prekura nga ky fenomen.

Sipas tij, zyrtarët publikë të cilët janë të përfshirë në afera korruptive kanë krijuar një lloj imuniteti dhe nuk preken nga ana e gjyqësisë.


Kosova ka legjislacion për ta luftuar korrupsionin, por ky fenomen negativ nuk po luftohet pasi që nuk po zbatohet në praktikë.

Ai ka thënë se politika është ajo që ndikon në sistemi e drejtësisë dhe se nuk ka vullnet ende që ta pavarësoj sistemin e drejtësisë, i cili më pas do të bënte kontrollin dhe bilancin e pushteteve që do të mundësonte luftën kundër korrupsionit.

“Është fatkeqësi që politika në Kosovë ende nuk e ka kuptuar drejt se si duhet të veproj në mënyrë që të kemi një shtet ligjor në mënyrë që të funksionoj ligji në të gjitha segmentet, politika është ende ajo që ndikon në sistemin e drejtësisë në Kosovë dhe kjo është bërë vazhdimisht me qëllim të caktuar për një sistem të varur të drejtësisë i cili i përgjigjet praktikisht politikës”, ka thënë Musliu në një intervistë dhënë për Agjencinë e Lajmeve Ekonomia Online..

Madje ai thekson se fatkeqësia më e madhe është se sistemi i drejtësisë i cili do të duhej ta luftonte korrupsionin është i prekur edhe vet nga ky fenomen.

Ai thotë se korrupsioni nuk është perceptim siç theksojnë shpesh prokurorët, por është dukuri e cila po e rrezikon mirëqenien e qytetarëve dhe po e rrezikon procesin e integrimit të vendit në Bashkimin Evropian.

Sipas tij, prokurorët dhe politikanët kanë ndërtuar një retorikë boshe në luftën kundër korrupsionit “kur i dëgjon duke thënë se lufta e korrupsionit duhet të ketë zero tolerancë”.

Gjatë intervistës Musliu thekson se si rezultat i mungesës së rezultateve konkrete në luftën kundër korrupsionit bashkësia ndërkombëtare ka vendosur kriter që të mos ketë liberalizim të vizave për qytetarët e Kosovës.

“Por për shkak të një elite të papërgjegjshme dhe në mas të korruptuar sot e kemi këtë fat që jemi ende të izoluar”, thotë Musliu.

Ai ka folur edhe për dekretimin e 48 gjyqtarëve serb që pritet të behet nga ana e presidentit të vendit dhe integrimit të tyre në sistemin e drejtësisë së Kosovë, procesit zgjedhor për kryetar të Komunës së Drenasit e çështje tjera./Ekonomiaonline/