LAJMI I FUNDIT:

Musliu: Paramilitari i shfaqur në veri, ndonjë ish-mercenar serb që ka luftuar në Ukrainë

Musliu: Paramilitari i shfaqur në veri, ndonjë ish-mercenar serb që ka luftuar në Ukrainë

Një person i veshur në të zeza, në ato që njihen si rroba taktike me një çantë krahu dhe emblemën me flamurin rus, është fotografuar duke lëvizur në afërsi të Zveçanit, në veri të Kosovës. Kjo fotografi ka ngjallur dyshime për praninë personave me prejardhje ruse në veri me qëllim destabilizimin e asaj pjese të vendit tonë.

Lidhur me fotografitë e publikuara në rrjete sociale, eksperti i sigurisë, Agim Musliu, thotë se “duke mbledhur të dhëna për gjendjen e tensionuar në veri, me metoda OSINT – hulumtim dixhital e kompjuterik, veçantë në media sociale, vërejta disa foto që argumentojnë praninë e një grupi paramilitar rus ose pro-rus në komunat veriore”.

“Sipas një analize – softueri, fotografitë janë të vërteta. Lokacioni është në afërsi të Zveçanit. E dyta, si element, mund të thuhet se është koha (moti) që përkon me ditën e djeshme ose të pardjeshme”, ka thënë Musliu, në një postim në Facebook.


RTV Dukagjini ka njoftuar se burime të sigurta brenda organeve të sigurisë, kanë bërë me dije se disa nga këta persona kanë prejardhje ruse dhe kanë hyrë ilegalisht në territorin e Kosovës.

Mirëpo, njësoj nuk mendon Musliu.

“Personalisht nuk besoj se këta janë ‘specijalca rusë’ – njësi elitare ruse, sepse ata kanë mjaft punë në Rusi e Ukrainë, por ky mund të jetë ndonjë ish-mercenar serb që ka luftuar në Ukrainë ose në Libi, me disa formacione paramilitare ruse”, ka shkruar ai.

Ndërkohë, burime të sigurta brenda organeve të sigurisë në Kosovë, kanë konfirmuar për Radio Televizionin Dukagjini, se persona të tillë që janë shfaqur ditët e fundit ka në gjithë zonën Veriore të Kosovës.

Në verifikimin që kanë bërë këto organe të sigurisë, ka rezultuar se këta persona kanë ardhur së fundi në territorin e Republikës së Kosovës.

Qëllimi i tyre sipas këtyre burimeve agjencive të sigurisë, është shkaktimi i incidenteve në Veri të Kosovës veçanërisht në këtë kohë, kur po përflitet me të madhe nga ana e partnerëve ndërkombëtarë, mundësia e arritjes së një marrëveshje finale në mes të Kosovës dhe Serbisë.

Numri i këtyre personave që kanë për qëllim të nxisin destabilitet në Republikën e Kosovës shkon rreth 300. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

Lajme
I dyshuari për vrasjen e vëllezërve Bytyqi, në mesin e personave nga ish-njësiti famëkeq, në mbrojtje të Vuçiqit nga studentët

I dyshuari për vrasjen e vëllezërve Bytyqi, në mesin e personave nga ish-njësiti famëkeq, në mbrojtje të Vuçiqit nga studentët

Lajme
Qytetarët pranuan SMS me përmbajtje të rreme, u kërkohej pagesa për gjoba të pretenduara në trafik

Qytetarët pranuan SMS me përmbajtje të rreme, u kërkohej pagesa për gjoba të pretenduara në trafik

Lajme
“Bjeshkët në këtë fotografi nuk i takojnë Serbisë” - Ambasada gjermane përballet me komentuesit serb për bjeshkët e Kosovës

“Bjeshkët në këtë fotografi nuk i takojnë Serbisë” - Ambasada gjermane përballet me komentuesit serb për bjeshkët e Kosovës

Lajme
Rama tregon pse u mbulua monumenti i Skënderbeut në Tiranë

Rama tregon pse u mbulua monumenti i Skënderbeut në Tiranë

Lajme
Rutte njoftohet nga komandanti i KFOR-it rreth situatës së sigurisë në Kosovë

Rutte njoftohet nga komandanti i KFOR-it rreth situatës së sigurisë në Kosovë

Siguri
Kalo në kategori