LAJMI I FUNDIT:

Muslija do të transferohet në Bundesliga, në negociata me dy klube elitare gjermane

Muslija do të transferohet në Bundesliga, në negociata me dy klube elitare gjermane

Florent Muslija do të rikthehet të luaj pas disa viteve në elitën e futbollit gjerman Bundesliga.

Mesfushori kosovar është në formë jetësore me skuadrën e tij aktuale Paderborn dhe ka zgjuar interesimin nga elita e futbollit gjerman.

Largimi i tij nga Paderborn në janar duket mëse i mundshëm, pasi lojtari ka kontratë me zikaltërtit deri në verën e vitit 2024.


Sport Bild ka raportuar se Muslija do të rikthehet të luaj në Bundesliga dhe tanimë është në bisedime me dy skuadra.

Viti i jashtëzakonshëm i Florent Muslijës me gola e asistime: Në 2024 për hapin e madh, dua ta vazhdoj me këtë ritëm
Lexo po ashtu Viti i jashtëzakonshëm i Florent Muslijës me gola e asistime: Në 2024 për hapin e madh, dua ta vazhdoj me këtë ritëm

VFL Bochum fillimisht kërkoi transferimin e tij, por garës së fundmi i është shtuar edhe Freiburgu.

25-vjeçari shkëlqeu ndaj Freiburgut në Kupën e Gjermanisë me një gol dhe një asistim, ku Paderborn arriti fitore të madhe në udhëtim.

Paderborn i ka vendosur çmimin Florent Muslijës, klubet duket se janë larguar nga interesimi
Lexo po ashtu Paderborn i ka vendosur çmimin Florent Muslijës, klubet duket se janë larguar nga interesimi

Gjithnjë sipas mediumit gjerman vet lojtari është i gatshëm për të bërë një hap para në karrierë, derisa te Paderborni po presin ofertën e duhur për ta lënë të lirë të largohet reprezentuesin kosovar.

Interesim për lojtarin ka edhe nga jashtë kufijve të Gjermanisë, megjithatë dëshira e tij është të luaj në Bundesliga dhe Freiburg tani po shihet si skuadra favorite për t’i siguruar shërbimet e tij. /Telegrafi/ 

Në trend Sport

Më shumë
Kush e nxiti përplasjen mes Salah dhe Alexander-Arnold - zbulohet e vërteta

Kush e nxiti përplasjen mes Salah dhe Alexander-Arnold - zbulohet e vërteta

Premier League
Shpërthen te Liverpooli: Salah dhe Alexander-Arnold me konfrontim të fortë

Shpërthen te Liverpooli: Salah dhe Alexander-Arnold me konfrontim të fortë

Premier League

"Shkova me aeroplan te Barcelona pa e ditur askush", ish-ylli i La Ligas thotë se atij iu ofruan 'para të pista' nga klubi katalunas

La Liga
Fabio Capello sulmon ashpër Guardiolën: I ka bërë njerëzit të humbin interesimin për futboll

Fabio Capello sulmon ashpër Guardiolën: I ka bërë njerëzit të humbin interesimin për futboll

Ndërkombëtare
Nga Rodrygo te Raphinha - lojtarët e nënvlerësuar që po bëjnë bujë në La Liga

Nga Rodrygo te Raphinha - lojtarët e nënvlerësuar që po bëjnë bujë në La Liga

La Liga
Arne Slot jep dritën e gjelbër për largimin e pesë lojtarëve të Liverpoolit në verë

Arne Slot jep dritën e gjelbër për largimin e pesë lojtarëve të Liverpoolit në verë

Premier League
Kalo në kategori