LAJMI I FUNDIT:

Musk mbështet publikisht thirrjen që Shtetet e Bashkuara të dalin nga NATO dhe Kombet e Bashkuara

Musk mbështet publikisht thirrjen që Shtetet e Bashkuara të dalin nga NATO dhe Kombet e Bashkuara

Miliarderi amerikan Elon Musk, është pajtuar në një postim në X që Shtetet e Bashkuara të dalin nga NATO dhe Kombet e Bashkuara.

Ai shkroi se pajtohet” si përgjigje ndaj postimit të komentatorit politik të krahut të djathtë i cili, tha se “është koha që Shtetet e Bashkuara të braktisin NATO-n dhe Kombet e Bashkuara”, transmeton Telegrafi.

Lajmi vjen pasi disa ligjvënës republikanë paraqitën një projektligj mbi daljen e SHBA-së nga OKB-ja, duke pretenduar se organizata nuk përputhet me agjendën e administratës Trump, “America First”.


SHBA ishte në mesin e disa vendeve, duke përfshirë Rusinë, Bjellorusinë, Izraelin dhe Hungarinë, që votuan kundër një rezolute të OKB-së në fund të shkurtit që dënonte pushtimin në shkallë të plotë të Ukrainës nga Rusia.

Si NATO ashtu edhe OKB-ja u themeluan nga SHBA-ja dhe fituesit e tjerë të Luftës së Dytë Botërore për të promovuar diplomacinë dhe bashkëpunimin midis kombeve, si dhe për të parandaluar një luftë tjetër globale.

Musk, aktualisht drejton të ashtuquajturin Departamenti i Efikasitetit të Qeverisë së SHBA-së, i cili ka shkurtuar sasi të konsiderueshme të shpenzimeve qeveritare, duke përfshirë ndihmën e huaj.

Presidenti i SHBA, Donald Trump ka kritikuar vazhdimisht vendet e tjera të NATO-s për mungesën e perceptuar të kontributeve të tyre në aleancën ushtarake, dhe ka bërë thirrje për një objektiv shpenzimi prej 5% të GDP-së për të gjithë anëtarët.

Kievi e sheh anëtarësimin në NATO si një mbrojtje thelbësore kundër agresionit të ardhshëm rus, por Trump tha në shkurt se Ukraina “mund të harrojë” anëtarësimin në aleancë, duke sugjeruar se oferta e saj ishte një shkas për luftën – një argument që i bën jehonë propagandës shtetërore ruse. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Kompania norvegjeze ndërpret furnzimin me karburant për forcat amerikane për shkak të politikës së SHBA-së ndaj Ukrainës

Kompania norvegjeze ndërpret furnzimin me karburant për forcat amerikane për shkak të politikës së SHBA-së ndaj Ukrainës

Botë
Starmer i Britanisë zbulon

Starmer i Britanisë zbulon "katër hapat për të ndihmuar Ukrainën"

Botë
A mund të sigurojë Evropa paqen në Ukrainë, pa SHBA-në?

A mund të sigurojë Evropa paqen në Ukrainë, pa SHBA-në?

Botë
Tre të plagosur – detaje dhe pamje nga të shtënat në një qendër tregtare në Moskë

Tre të plagosur – detaje dhe pamje nga të shtënat në një qendër tregtare në Moskë

Botë
Trump shpërndan postimin ku i kërkohet Zelenskyt

Trump shpërndan postimin ku i kërkohet Zelenskyt "të tërhiqet dhe të pranojë kushtet e SHBA-së për t'i dhënë fund luftës në Ukrainë"

Botë
Udhëheqësi i ardhshëm i mundshëm i Gjermanisë shpreson të takohet së shpejti me Donald Trump

Udhëheqësi i ardhshëm i mundshëm i Gjermanisë shpreson të takohet së shpejti me Donald Trump

Botë
Kalo në kategori