LAJMI I FUNDIT:

Mushkolaj: Serbia do t’i ikë nënshkrimit të marrëveshjes me Kosovën

Mushkolaj: Serbia do t’i ikë nënshkrimit të marrëveshjes me Kosovën

Ish-gjyqtarja në Gjykatën Kushtetuese, Gjyljeta Mushkolaj, tha se i gjithë procesi që ka ardhur nga dialogu rreth Asociacionit deri më sot është në harmoni me Kushtetutën e Kosovës.

Ajo tha se Serbia si zakonisht do t’i ikë obligimeve ndërkombëtare rreth nënshkrimit të marrëveshjes me Kosovën.


“Këto janë negociata për normalizim të cilat kanë eskaluar kohëve të fundit edhe me ndërmarrje të aksioneve terroriste të shtetit serb në territorin e Kosovës, kështu që në situatën aktuale për t’i ikur mundësive të përleshjeve të armatosura të këtyre dy shteteve”, tha ajo për RTK Prime.

Sipas saj, negociatat të vazhdojnë të jenë për normalizimin e marrëdhënieve të Kosovës dhe Serbisë janë konfidenciale, sepse ende nuk ka ardhur deri te një dokument përfundimtar.

“Koficialdilteti është tejet normal dhe nuk është hera e parë  që ne kalojmë nëpër një proces të tillë. Kofidecialitet ka pasur në të gjitha negociatat që i kemi pasur me Serbinë dhe kuptohet dokumenti final me të cilin të dy palët do të pajtohen, kryeministri ynë ka insistuar që edhe dokumenti të jetë i nënshkruar. Është shumë i rëndësishëm nënshkrimi, sepse pa nënshkrim konsiderohet që Serbia si zakonisht do t’i ikë obligimit që e ka edhe pse obligimi ndërkombëtar mbetet qoftë i nënshkruar ose jo”, tha ajo.