LAJMI I FUNDIT:

Mushkolaj: Është gabim moslejimi i veteranëve për të punuar

Mushkolaj: Është gabim moslejimi i veteranëve për të punuar

Analisti Imer Mushkolaj, për çështjen e veteranëve të luftës ka thënë se Qeveria duhet të publikojë raportin për kategorizim të veteranëve, sepse sipas tij pa u miratuar raporti përfundimtar në Qeveri për kategorizim të veteranëve, nuk do të ketë zgjidhje.

“Prej fillimit gjërat kanë shkuar keq në këtë ligj, paratë 170 që i marrin veteranët janë pension, është gabim moslejimi i veteranëve për të punuar, por jo veteranëve të rrejshëm, por atyre që vërtetë kanë qenë në luftë”, ka thënë Mushkolaj në RTV Dukagjini.

Sipas tij ka qenë gabim ndërlidhja e pagës minimale me atë të veteranëve.


“Për mua ka qenë gabim që veteranët janë ndërlidhur me pagën minimale, sepse nëse ishte rritur kjo pagë minimale prej qeverive të kaluara sistematikisht, tash do të ishte rritur edhe paga minimale edhe ajo e veteranëve”, ka thënë ai.

Sipas tij absolutisht duhet të ketë pastrim të listave, sepse njerëzit po fitojnë një lloj prestigji në bazë të kësaj.

“Faji nuk është te Qeveria dhe te ministri. Faji është për ligjin që është miratuar më herët, nuk mund të zgjidhet pa u bërë kategorizimi i veteranëve, ka shtuar ai.

Sipas Mushkolajt, Qeveria nuk mund ta miratojë pagën minimale pa u publikuar  lista përfundimtare e kategorizimit të veteranëve.

Në trend Lajme

Më shumë
Përplasen komisionerët e LVV-së dhe LDK-së, ndërpritet numërimi i votave për kandidatë në sallën ‘1 Tetori’

Përplasen komisionerët e LVV-së dhe LDK-së, ndërpritet numërimi i votave për kandidatë në sallën ‘1 Tetori’

Lajme
LVV konteston rezultatet e zgjedhjeve në disa qendra votimi, kërkon korrigjime nga KQZ

LVV konteston rezultatet e zgjedhjeve në disa qendra votimi, kërkon korrigjime nga KQZ

Politikë
KQZ përditëson rezultatet pas numërimit të 99.53% të votave, LVV me ngritje të lehtë

KQZ përditëson rezultatet pas numërimit të 99.53% të votave, LVV me ngritje të lehtë

Lajme
“Limaj mund t’i kthejë shpinën Haradinajt dhe të bashkohet me Kurtin

“Limaj mund t’i kthejë shpinën Haradinajt dhe të bashkohet me Kurtin", Lladrovci thotë se i qëndron kësaj deklarate – parashikon edhe sa deputet mund t’i ketë Nisma

Lajme
Bilall Sherifi propozon qeveri të opozitës: Abdixhiku kryeministër, Limaj ministër i Zhvillimit Ekonomik

Bilall Sherifi propozon qeveri të opozitës: Abdixhiku kryeministër, Limaj ministër i Zhvillimit Ekonomik

Politikë
Ekspertët alarmojnë për sigurinë e faqes së KQZ-së – e infektuar me

Ekspertët alarmojnë për sigurinë e faqes së KQZ-së – e infektuar me "malware" që vjedh të dhëna

Lajme
Kalo në kategori